From Wikipedia, the free encyclopedia
Qarqet elektrike ose sistemet në të cilat burimet sinusoidale punojnë në frekuencë të njëjtë, por me fazë të ndryshme quhen qarqe polifazore-shumëfazore. Nga të gjitha sistemet shumëfazore të tensioneve dhe forcave elektromotore më të rëndësishmet për praktikë janë sistemet trefazore. Meritat më të mëdha për këto qarqe i takojnë zbuluesit të njohur amerikan me prejardhje jugosllave Nikola Teslla (1856-1943), i cili me patentat e tij në detaje i ka përshkruar qarqet e tilla. Me anë të qarqeve elektrike shumëfazore, Teslla ka arritur të ndërtojë tipin e ri të motorit asinkron dhe ka përdorim të jashtëzakonshëm në industri.
Tensionet të cilat formojnë sistemin shumëfazor mund të prodhohen nga gjeneratorët (alternatorët) shumëfazorë. Sistemi shumëfazor, kur në të vepron një sistem tensionesh simetrik dhe kur në të lidhet një ngarkesë simetrike, quhet sistem i ekuilibruar.
Kështu një sistem trefazor i ekuilibruar i forcave elektromotore, ka trajtën :
e1=Emsin(ωt+θ)
e2=Emsin(ωt+ θ-2π/3)
e3=Emsin( ωt +θ-4π/3)
Në fushën magnetike homogjene , me shpejtësi këndore ω, rrotullohen tri pështjella, të cilat janë të shfazuara në hapësirë ndërmjet veti për këndin 2π/3. Vlerat momentale të forcave elektromotore mund të paraqiten edhe nëpërmjet fazorëve:
E1=E|θ
E2=E|θ-2π/3
E3=E|θ-4π/3
Siç shihet nga vlerat momentale, këto tri f.e.m.(forca elektromotore) formojnë sistem simetrik. Çdonjëra nga pështjellat është një burim i forcës elektromotore dhe përbën një fazë të gjeneratorit. Këso pështjellash janë gjithsej tri, andaj edhe fitohen tri faza. Rrjedhimisht edhe pajisja që i prodhon këto tri forca elektromotore quhet gjenerator trefazor. Është e qartë se në çdo moment , për këtë sistem simetrik, shuma e të tre fazorëve është :
E1 + E2 + E3 =0
Pra, shuma e fazorëve të madhësive sinusoidale është e barabartë me zero, që është edhe veti e sistemeve trefazore simetrike.
Fazorët e sistemit trefazor simetrik të këtyre forcave elektromotore mund të paraqiten edhe në trajtë komplekse. Nëse merret që θ=0, atëherë :
E1 =E e j0 = E
E2 =E e j2π/3
E3 =E e j4π/3
1.Rezonanca në qarqet elektrike
4.Tensioni alternativ në skajet e rezistorit
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.