![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/cd/Giuseppe_Bergomi.jpg/640px-Giuseppe_Bergomi.jpg&w=640&q=50)
Giuseppe Bergomi
futbollistë italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Giuseppe "Beppe" Bergomi (Italisht: [dʒuˈzɛppe ˈbɛrɡomi]; lindur më 22 dhjetor 1963) është një ish futbollist profesionist italian i cili ka luajtur si mbrojtës.
![]() Bergomi në vitin 2008 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Giuseppe Bergomi | ||
Datëlindja | (1963-12-22) 22 dhjetor 1963 (60 vjeç) | ||
Vendlindja | Milano, Itali | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Internazionale | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1979–1999 | Internazionale | 519 | (23) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1981–1982 | Italia U21 | 3 | (0) |
1982–1998 | Italia | 81 | (6) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Bergomi e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te klubi italian Internazionale, ku për disa vite ishte lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit, si dhe shërbeu edhe si kapiten. Ai njihej në mënyrë humoristike si "Lo zio" (xhaxhai)[1] për shkak të vetullave të trasha dhe mustaqeve "mbreslënëse" që ai kishte kur ishte i ri.[2][3]
Ai konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenjë italian të të gjitha kohërave,[4][5][6] si dhe një nga më të mirët e gjeneratës së tij.[7] Në vitin 2004, ai u zgjodh nga Pelé në listën FIFA 100.[8]
Bergomi aktualisht punon si analist në Sky Sports Italia dhe shpesh është bashk-komentator në ndeshjet e Serie A sëbashku me Fabio Caressa.[9]