![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/3a/Giacomo_Bonaventura_%252831931883345%2529.jpg/640px-Giacomo_Bonaventura_%252831931883345%2529.jpg&w=640&q=50)
Giacomo Bonaventura
futbollistë italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Giacomo "Jack" Bonaventura[1] (lindur më 22 gusht 1989) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor për klubin italian Fiorentina.
Fakte të shpejta Të dhënat vetjake, Emri i plotë ...
![]() Bonaventura me Milanin në Superkupën Italiane 2016. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Giacomo Bonaventura | ||
Datëlindja | (1989-08-22) 22 gusht 1989 (34 vjeç) | ||
Vendlindja | San Severino Marche, Itali | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Fiorentina | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2006–2007 | Atalanta | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2007–2014 | Atalanta | 104 | (17) |
2009 | → Pergocrema (huazim) | 4 | (1) |
2010 | → Padova (huazim) | 15 | (0) |
2014–2020 | Milan | 155 | (30) |
2020– | Fiorentina | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008 | Italia U19 | 4 | (1) |
2009–2010 | Italia U20 | 12 | (2) |
2013–2018 | Italia | 14 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 gusht 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 tetor 2018 |
Mbylle
Bonaventura e nisi karrierën e tij te Atalanta në vitin 2007. Në vitet 2009 dhe 2010 ai u huazua respektivisht te Pergocrema dhe Padova. Në sezonin e tij të parë pas rikthimit ai ndihmoi Atalantën të fitonte titullin e Serie B dhe të rikthehej në elitë. Në sezonet e ardhshme, ai u bë protagonist dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Në gusht 2014, Bonaventura u transferua te Milani për 7 milion €.
Bonaventura bëri debutimin e tij me kombëtaren italiane në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë ka luajtur edhe 13 ndeshje të tjera.