muze i arteve From Wikipedia, the free encyclopedia
Galeritë Serpentine janë dy galeri të artit bashkëkohor në kopshtet Kensington, parku Hyde, Londër qëndrore. E përbërë nga galeria Serpentine dhe nga galeria Serpentine Sackler, ato janë brenda pesë minutash ecje larg njëra tjetrës, të lidhura nga ura mbi lumin Serpentine nga i cili galeritë marrin emrin. Ekspozitat e tyre, arkitektura, edukimi dhe programet publike tërheqin deri në 1.2 milion vizitorë në vit. Pranimi në të dyja galeritë është falas.
Galeria Serpentine u themelua në vitin 1970 dhe është e sistemuar në një ish pavjon caji të listuar në ndërtesat e Gradës II dhe të ndërtuar në vitet 1933–34 nga arkitekti J. Grey West.[1] Ndër artistë të famshëm punët e të cilëve janë ekspozuar aty janë Man Ray, Henry Moore, Jean-Michel Basquiat, Andy Warhol, Paula Rego, Bridget Riley, Allan McCollum, Anish Kapoor, Christian Boltanski, Philippe Parreno, Richard Prince, Wolfgang Tillmans, Gerhard Richter, Gustav Metzger, Damien Hirst, Jeff Koons dhe Marina Abramović. Në tokë tek hyrja e galerisë gjendet një punë e përhershmë e bërë nga Ian Hamilton Finlay në bashkëpunim me Peter Coates, që i dedikohet Dianës, Princesësh së Wells-it, ish pronares së galerisë.
Në vitin 2013 galeria Serpentine Sackler, me një shtim të dizajnuar nga studioja Zaha Hadid Architects, u hap për publikun, duke i dhënë jetë të re objektit The Magazine, një objekt të listuar në ndërtesat e Gradës II, ish dyqan baruti i ndërtuar në vitin 1805.[2] E pozicionuar pesë minuta ecje nga galeria Serpentine përtej urës Serpentine, ajo përbëhet nga 900 metra katrorë hapësirë galerie, restorant, dyqan dhe hapësirë sociale. Restoranti i The Magazine prekë hapësirën e galerisë.
Çdo vit që nga viti 2000 galeria Serpentine ka porositur një pavillion të përkohshëm veror nga një arkitekt me emër. Seria prezanton punën e një arkitekti ndërkombëtar apo ekipi dizajnimi që nuk ka bërë asnjë ndërtesë në Angli deri në kohën e ftesës nga galeria. Çdo pavilion përfundohet brenda gjashtë muajve dhe qëndron në oborrin e galerisë për tre muaj për tu eksploruar nga publiku. Cecil Balmond ka qenë një force kreative mbrapa programit të pavilioneve Serpentine.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.