futbollist argjentinas From Wikipedia, the free encyclopedia
Gabriel Alejandro Milito (lindur më 7 shtator 1980) është një ish futbollist argjentinas i cili ka luajtur si qëndër mbrojtës.
Milito duke luajtur me Argjentinase në vitin 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Gabriel Alejandro Milito[1] | ||
Datëlindja | 7 shtator 1980 | ||
Vendlindja | Bernal, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.79 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Independiente | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1997–2003 | Independiente | 123 | (3) |
2003–2007 | Zaragoza | 137 | (5) |
2007–2011 | Barcelona | 48 | (1) |
2011–2012 | Independiente | 31 | (0) |
Gjithsej | 339 | (9) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1997 | Argjentina U17 | 4 | (0) |
1999 | Argjentina U20 | 2 | (0) |
2000–2011 | Argjentina | 42 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ai e shpenzoi shumicën e karrierës profesioniste në Spanjë, duke përfaqsuar klubet e La Ligas Zaragoza dhe Barcelona. Gjatë shtatë sezoneve, Milito luajti 187 ndeshje në La Liga dhe shënoi gjashtë gola.
Milito ka përfaqsuar kombëtaren argjentinase në tre turnamente të mëdha, përfshirë Kupën e Botës 2006.
Milito lindi në Bernal, Quilmes në Provincën e Buenos Aires dhe e filloi karrierën e tij profesionist me klubin e divizionit të parë Club Atlético Independiente në vitin 1997, ku ai u përball me vëllain e tij Diego, i cili luante me rivalët e klubit Racing Club de Avellaneda.
Në korrik 2003, Milito ishte gati për tu transferuar te Real Madrid,[2] por klubi spanjoll refuzoi lojtarin sepse, sipas klubit, ai dështoi në vizitat mjekësore sepse nuk ishte rikuperuar ende nga dëmtimi në gju.[3] Drejtori sportiv i klubit Jorge Valdano bëri një lëvizje politike, i cili e donte lojtarin në skuadër – ai vendosi që Milito të qëndronte në Spanjë dhe të firmoste me Real Zaragoza.[4]
Në katër sezone me klubin Aragonez, Milito ishte automatikisht zgjedhja e parë në formacion (kurrë nuk luajti më pak se 33 ndeshje në La Liga gjatë një sezoni), dhe u bashkua me vëllain Diego në vitin 2006. Më 10 korrik 2007, Zaragoza arriti një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Militos për 18.5 milion € (13.9 milion £) dhe, në javën tjetër, ai kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë katër vjeçare me pagë 4 milion € (2.7 milion £) për vit.[5] Atij i'u dhurua fanella me numrin 3 që më parë e kishte mbajtur mesfushori Thiago Motta.
Milito luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare me klubin më 2 shtator 2007 në një ndeshje kundër Athletic Bilbao.[6] Ai shënoi golin e parë zyrtar me klubin më 24 nëntor, në një ndeshje në ligë kundër Recreativo de Huelva.[7]
Më 5 maj 2008, u lajmërua se Milito kishte një dëmtim në ligamentet e gjurit të tij të djathtë,[8] gjë që e mbajti jashtë deri në fundit të sezonit 2008–09, ku klubi fitoi tripletën.
Pasi u rikuperua për gati dy vite (602 ditë), Milito më në fund u rikthye në fushe ku ai luajti një ndeshje miqësore kundër Kazma Sporting Club në Kuvajt.[9] Më 5 janar 2010, ai luajti ndeshjen e tij të zyrtare që pas dëmtimit, duke luajtur në raundin e parë të Copa del Reyt të atij sezoni, në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Seviljes; pesë ditë më vonë, ai luajti edhe në ligë, duke zëvëndësuar kapitenin Carles Puyol në shtatë minutat e fundit të fitores 5–0 kundër Tenerifes.
Më 11 nëntor 2010, Milito kontriboi me një gol në fitoren 5–1 në shtëpi kundër AD Ceuta në Copa del Rey (7–1 rezultati i përgjithshëm), por më vonë u largua nga ndeshja për shkak dëmtimi.[10] Më 30 prill 2011, ai luajti si titullar në një ndeshje të ligës jashtë fushe kundër Real Sociedad, ai shënoi një gol por që u anullua në mënyrë të gabuar, me vendasit që fituan me rezultatin 2–1.[11] Si rezultat i veprimeve të tij sulmuese, ai krisi muskulin, që që e detyroi të qëndronte jashtë për pjesën tjetë të sezonit.[12] Ai kontriboi me dhjetë paraqitje me klubin që fitoi ligën.
Herët në gusht 2011, 30 vjeçari Milito u lirua nga viti i fundit i kontratës së tij te Barcelona,[13] dhe shpejt firmosi me ish skuadrën e tij Independiente. Më 12 qershor 2012, ai lajmëroi tërheqjen e tij nga futbolli për shkak të lodhjes mendore dhe fizike.[14]
Me kombëtaren argjentinase, Milito morri pjesë në Kupën e Konfederatave 2005 dhe gjithashtu ishte pjesë e skuadrës që u kualifikua në Kupën e Botës 2006. Në Kupën e Botës, ai luajti vetëm në një ndeshje, në barazimin 0–0 kundër Holandës në raundin e parë.[15]
Më 20 gusht 2010, trajneri i kombëtares Sergio Batista e ri-thirri Militon për një ndeshje miqësore kundër Spanjës, ndeshja e parë e lojtarit pas më shumë tre vitesh.[16] Ai luajti si titullar 90 minuta të plota me Argjentinën që fitoi 4–1 në Buenos Aires.[17]
Një vit më pas, ai ishte pjesë e ekipit që mori pjesë në Copa América 2011;[18] ai luajti katër ndeshje në turnament, me Argjentinën që u eliminua në çerek-finale nga Uruguaji.[19]
Vëllai më i madh i Militos, Diego, ka qënë gjithashtu një futbollist. Ai ka luajtur si sulmues dhe ka pasur një karrierë me suksese gjatë kohës që luante për klubin italian Inter. Ata kanë luajtur sëbashku te Real Zaragoza dhe ekipi kombëtar.[20][21]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Independiente | 1997–98 | 2 | 0 | – | 2 | 0 | |||
1998–99 | 25 | 0 | – | 2 | 0 | 27 | 0 | ||
1999–2000 | 34 | 2 | – | 8 | 0 | 42 | 2 | ||
2000–01 | 25 | 1 | – | 5 | 0 | 30 | 1 | ||
2001–02 | 3 | 0 | – | 3 | 0 | ||||
2002–03 | 34 | 0 | – | 34 | 0 | ||||
Total | 123 | 3 | – | 123 | 3 | ||||
Zaragoza | 2003–04 | 35 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 35 | 0 |
2004–05 | 33 | 3 | 0 | 0 | 10 | 0 | 43 | 3 | |
2005–06 | 34 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 34 | 1 | |
2006–07 | 35 | 1 | 4 | 0 | 0 | 0 | 39 | 1 | |
Total | 137 | 5 | 4 | 0 | 10 | 0 | 151 | 5 | |
Barcelona | 2007–08 | 27 | 1 | 6 | 0 | 9 | 0 | 42 | 1 |
2008–09 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
2009–10 | 11 | 0 | 1 | 0 | 5 | 0 | 17 | 0 | |
2010–11 | 10 | 0 | 4 | 1 | 2 | 0 | 16 | 1 | |
Total | 48 | 1 | 11 | 1 | 16 | 0 | 75 | 2 | |
Independiente | 2011–12 | 19 | 0 | 1 | 0 | 2 | 0 | 22 | 0 |
Karriera në total | 308 | 9 | 15 | 1 | 26 | 0 | 349 | 10 |
Kombëtarja argjentinase | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2000 | 1 | 0 |
2001 | 0 | 0 |
2002 | 0 | 0 |
2003 | 4 | 0 |
2004 | 3 | 0 |
2005 | 6 | 0 |
2006 | 5 | 0 |
2007 | 14 | 1 |
2008 | 0 | 0 |
2009 | 0 | 0 |
2010 | 2 | 0 |
2011 | 7 | 0 |
Gjithsej | 42 | 1 |
Nr. | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 16 tetor 2007 | Estadio José Pachencho Romero, Maracaibo, Venezuelë | Venezuela | 0–1 | 0–2 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.