Fusha elektromagnetike
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fusha elektromagnetike është një fushë e prodhuar nga objekte të ngarkuara elektrikisht. Ajo ndikon mbi sjelljen e objekteve të ngarkuara në afërsi të fushës.
Fusha elektromagnetike shpërhapet në mënyrë të përcaktuar në hapësirë, roli i saj është përshkrimi i bashkëveprimit elektromagnetik midis ngarkesave. Ajo është një nga katër bashkeveprimet themelore të natyrës (të tjerat janë gravitacioni, bashkeveprimi i dobet, dhe bashkeveprimi i forte).
Fusha mund te shikohet si një kombinim i fushes elektrike dhe i fushës magnetike. Fusha elektrike prodhohet nga ngarkesa stacionare, dhe fusha magnetike prodhohet nga ngarkesa levizëse (rryma elektrike); këto të dyja zakonisht përshkruhen si burimet e fushës. Rruga në të cilën ngarkesat dhe korrentet bashkëveprojne me fushën elektromagnetike përshkruhet nga ekuacionet e Maksuellit dhe nga forca e Lorencit.
Nga perspektiva e klasike, fusha elektromagnetike mund të shikohet si nje fushë e vazhduar, e lëmuar që përhapet si një valë, nga perspektiva mekaniko kuantike, fusha shikohet si një madhësi e kuantizuar , e perbërë nga fotone individuale.