![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/39/Fluorescence_in_calcite.jpg/640px-Fluorescence_in_calcite.jpg&w=640&q=50)
Fotoni
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ne fizikë, fotoni është një grimcë elementare e përgjegjshme për fenomenet elektromagnetike. Ai është përçuesi, ose mbajtësi, i rrezatimit elektromagnetik i të gjitha valëve, përfshirë rrezet gama, rrezet X, rrezatimin ultraviolet, dritën e dukshme, rrezet infra të kuqe, mikrovalët, dhe radiovalët. Fotoni ndryshon nga grimcat e tjera elementare, si elektroni dhe kuarku, sepse s'ka masë prehjeje; pra, udhëton (në vakum) me shpejtësinë e dritës, c. Si të gjitha kuantet, fotoni ka veti valore dhe grimcore (“dualizmi valë-grimcë”). Fotonet tregojnë veti valore në fenomene si thyerja e dritës nga një lente si dhe interferenca destruktive kur valët e pasqyruara anullojnë njëra tjetrën; megjithatë, si një grimcë, ai mund të bashkëveprojë me lëndën vetëm duke transferuar njësi energjie:
ku
është konstantja e Plankut,
është shpejtësia e dritës, dhe
është gjatësia e valës së tij.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/39/Fluorescence_in_calcite.jpg/640px-Fluorescence_in_calcite.jpg)