Claude Frédéric Bastiat (29 qershor1801[1][2] – 24 dhjetor1850) ishte teorist liberal-klasik francez, ekonomist politik dhe anëtar i asamblesë franceze. Është i njohur për zhvillimin e konceptit të rëndësishëm ekonomik të kostos oportune, dhe për shkruajtjen e të famshmit Tregim i Dritares së Thyer (Parable of the Broken Window). Idetë e hedhura dhe formuluara nga Bastiati janë sot një themel i rëndësishëm për lëvizjet libertariane, për ekonominë e tregut të lirë, dhe shkollën austriake të ekonomisë.[1]
Bastiati lindi në Bayonne, Aquitaine, një qytet-port në jug të Francës në 29 qershor të vitit 1801. I ati, Pierre Bastiat, ishte një biznesmen i fuqishëm në qytet. E ëma vdiq në vitin 1808 kur Bastiati ishte vetëm shtatë vjeç;[3] ndërsa i ati Pierre Bastiat vdiq në vitin 1810, duke e lënë F. Bastiatin jetim.[3]
Në moshën 16 vjeçare Bastiat la shkollën për të vazhduar aktivitetin e familjes si eksportues. ekonomisti Thomas DiLorenzo thotë se ky lloj aktiviteti ndikoi thellësisht në teoritë e ardhshme ekonomike të shtjelluara nga F. Bastiati - për të grumbulluar dhe kuptuar drejtëpërdrejtë njohuri se si rregullamentimi ndikon në tregje.[4][5]
Gjatë kësaj kohe Bastiati filloi të zhvillonte një interes intelektual në fusha të ndryshme si filozofia, historia, politika, feja, udhëtimet, poezia dhe ekonomia politike.[4] Vizioni i tij në favor të lirisë së tregtisë ndërkombëtar do të ndikohej thellë nga beteja e drejtuar në Angli nga "anti-corn law league" e Richard Cobden-it dhe John Bright-it. Në vitin 1844 debuton në debatin ekonomik kombëtar, mbi temën e proteksionizmit. Në vitin 1845 boton serinë e parë të Sofizmave Ekonomike, përmbledhje shkrimesh të shkurtra në të cilat shkatërron disa nga idetë e gabuara popullore të fushës ekonomike.
Karriera e tij publike si ekonomist filloi në tetor të vitit 1844 kur artikulli i tij i parë u botua në Journal des economistes. Nuk zgjati shumë meqë Bastiat u sëmur nga tuberkulozi - të cilin me shumë gjasa e morri gjatë turneve nëpër Francë ku promovonte idetë e veta.
Në vjeshtën e vitit 1850 doktorët e dërguan në Itali, siç bëhej shpesh asokohe, për të kuruar sëmundjen. Udhëtoi në Pizë dhe mëpastaj në Romë. Vdiq në 24 dhjetor të viti 1850 pasi u murmuriti atyre që i rrinin afër dy herë fjalët "e vërteta".[3]
Frederic Bastiat është varrosur në Romë, në kishën e San Luigi dei Francesi, ku është i pranishëm një lapidar përkujtimor i shkruajtur në gjuhën franceze.
Bastiatit i është dedikuar një rrugë në Paris, në zonën e Champs-Elysees.
Gjatë një seminari në verën e vitit 2007 të organizuar nga Cato University, Bastiatit iu dedikua një bursë studimi për studentët universitarë (të kolegjit).
Në vitin 2005 Instituti Bruno Leoni (ita) organizoi çmimin “Frederic Bastiat” me shpërblim një bursë studimi për të marrë pjesë në një seminar në SHBA.
Bastiat, Frédéric (1849). Protectionisme et communisme (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
Bastiat, Frédéric (1983). Oeuvres économiques. Libre échange (në frëngjisht). Textes présentés par Florin Aftalion. Paris: PUF. ISBN2-13-037861-7.
Bastiat, Frédéric (2005). Sophismes économiques. Bibliothèque classique de la liberté (në frëngjisht). Préface de Michel Leter. Paris: Les Belles Lettres. ISBN978-2-251-39038-3.
Bastiat, Frédéric (2009). Pamphlets. Bibliothèque classique de la liberté (në frëngjisht). Préface de Michel Leter. Paris: Les Belles Lettres. ISBN978-2-251-39049-9.
The Man and the Statesman, The Correspondence and Articles on Politics (2009) Jacques de Guenin, General Editor; Introduction by Jacques de Guenin and Jean-Claude Paul Dejean; Dennis O'Keeffe, Translation Editor; David M. Hart, Academic Editor. Liberty Fund. Book overview
Bastiat, Frédéric (1995). Selected Essays on Political Economy. Translated from the French by Seymour Cain, Edited by George B. de Huszar, Introduction by F.A. Hayek. Irvington-on-Hudson: Foundation for Economic Education. ISBN0-910614-15-6. Marrë më 12 maj 2012.{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)