Fisi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fisi dhe fara është grup njerëzish në shoqërinë parake me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit deri në lindjen e klasave. Në etnografi fisi është grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijës në krye[1].
Me kalimin e kohës në territoret shqiptare fjala fis ashtu si dhe shkrirja e dy fjalëve tradicionale (farë+fis) farefis njiheshin njerëzit që kishin prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët.