Filantropia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Filantropia do të thotë dashuria ndaj njerëzimit. Një përkufizim tjetër konvencional është "iniciativa private, për të mirën publike, duke u fokusuar në kualitetin e jetës", e cila kombinon një traditë humaniste origjinale me një aspekt shkencor social, një koncept i cili është zhvilluar në shekullin XX. Përkufizimi gjithashtu shërben edhe për dallimin nga filantropia me përpjekjet biznesore, të cilat janë iniciativa private për të mirën private, ose ato publike ku me përpjekjet e qeverisë, të cilat janë iniciativa publike për të mirën publike, për shembull, duke u përqendruar në ofrimin e shërbimeve publike.[1] Një person që ushtron veprimtari filantropiste quhet filantrop.
Filantropia ka tipare dalluese nga bamirësia; sepse jo të gjitha aktivitetet bamirëse janë edhe aktivitete filantropiste. Një ndryshim tjetër i cituar shpesh është se bamirësia ka për qëllim lehtësimin e dhimbjes së një problemi të veçantë social, ndërsa filantropia përpiqet për të adresuar rrënjët e problemit — dallimi proverbial në mes të dhurimit të një peshku një njeriu të uritur, kundrejt aftësimit (mësimit) të tij për të peshkuar.