![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9e/Aty_ku_feja_ka_harmoni.jpg/640px-Aty_ku_feja_ka_harmoni.jpg&w=640&q=50)
Ferizaji
Qytet në Kosovë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ferizaji (ose shqip Uroshevaci, serbisht: Урошевац / Uroševac ose Ferizovići) është qytet në pjesën jugore të Kosovës. Po ashtu Ferizaji është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.
Ferizaji
Урошевац / Uroševac Ferizovići | |
---|---|
From top to bottom: Xhamia "Mulla Veseli", Teatri "Adriana", Arkivi i Qytetit "Anton Çetta", Kisha Katolike "Engjëlli i Rojës", Katedralja e Shën Uroshit. | |
Nofkat: Tasjan | |
Vendodhja e komunës së Ferizajit në Kosovë | |
Koordinatat: Stampa:Xb_type:city 42°22′N 21°10′E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Ferizaj |
Komuna | Ferizaj |
Emëruar në nder të | Feriz Shasivari |
Qeveria | |
• Kryetari | Agim Aliu (PDK) |
• Këshilli | Këshilli Komunal i Ferizajit |
Sipërfaqja | |
• Rajoni | 10,537 km2 (4,068 sq mi) |
• Komunal | 345 km2 (133 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 500 m (1,600 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Urban | 42.628 |
• Dendësia (Urban) | 4,000/km2 (10.000/sq mi) |
• Komunal | 108.610 |
• Dendësia (Komunal) | 310/km2 (820/sq mi) |
Emri i banorëve | Ferizajas |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 70000 |
Prefiksi | +383 290 |
Targa e automjeteve | 05 |
Motorways | ![]() |
Faqja zyrtare | kk.rks-gov.net/ferizaj |
Ferizaj ka qenë i populluar që në epokën parahistorike nga kultura e Starçevës, Vinçës dhe Badenit. Gjatë periudhës osmane, Ferizaji shërbeu si qendër tregtare në rrugën ndërmjet Beogradit dhe Selanikut. Ferizaj gjithmonë është konsideruar si një qytet ku toleranca dhe bashkëjetesa në aspektin fetar dhe kulturor ka qenë pjesë e shoqërisë në shekujt e fundit. Gjatë dhe pas Luftës së Kosovës në vitin 1999, baza e ushtrisë amerikane Kampi Bondsteel u krijua jashtë qytetit, tani duke u përdorur nga forcat që i përkasin KFOR-it. Është baza më e madhe dhe më e shtrenjtë ushtarake e huaj e ndërtuar nga amerikanët në Evropën Juglindore, që nga Lufta e Vietnamit.[1]
Ferizaji ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës, rreth gjysmës së rrugës ndërmjet qyteteve të Prishtinës dhe Shkupit. Është rreth 230 kilometra në veri-lindje të Tiranës, 55 kilometra në veri të Shkupit, 300 kilometra në perëndim të Sofjes, 35 kilometra në jug të Prishtinës dhe 300 kilometra në lindje të Podgoricës. Ferizaj është i famshëm edhe për një fenomen gjeografik të njohur si bifurkacioni i lumit. Lumi i Nerodimës është i ndarë në dy degë dhe ato përfundojnë në dy dete të ndryshme.