![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b7/Cathedral_of_Saint_Sava%252C_Belgrade_by_night.jpg/640px-Cathedral_of_Saint_Sava%252C_Belgrade_by_night.jpg&w=640&q=50)
Feja në Serbi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Serbia ka qenë tradicionalisht një vend i krishterë që nga krishterimi i serbëve nga Klementi i Ohrit dhe Shën Naumi në shekullin e 9-të. Feja dominuese është ortodoksia lindore që në Serbi kanë kishën e tyre autofeqale pra Kishën Ortodokse Serbe.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b7/Cathedral_of_Saint_Sava%2C_Belgrade_by_night.jpg/640px-Cathedral_of_Saint_Sava%2C_Belgrade_by_night.jpg)
Gjatë sundimit osman të Ballkanit, Islami synit u vendos në territoret e Serbisë, kryesisht në rajonet jugore në Sanxhakun e Novi Pazarit, në Sanxhakun e Nishit e në Luginën e Preshevës. Kisha katolike romake i ka rrënjët në vend që nga prania e hungarezëve në Vojvodinë (kryesisht në pjesën veriore të provincës), ndërsa protestantizmi mbërriti në shekullin e 18-të dhe të 19-të me vendosjen e sllovakëve në Vojvodinë.