Federata e Xhudos e Kosovës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Federata e Xhudos e Kosovës (anglisht: Kosova Judo Federation) është njëra ndër federatat sportive në Kosovë e cila merret me organizimin e aktiviteteve sportive në fushën e xhudos. Federata e Xhudos e Kosovës u pranua në vitin 2012 si anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (International Judo Federation) si dhe në Unionin Evropian të Xhudos. [1] Aktualisht, janë 12 klube aktive nga qytete të ndryshme të Kosovës. Numri i pjesëmarrësve nga të gjitha klubet është 750 meshkuj dhe 250 femra. [2]