![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/60/Fan_Bingbing_%2528%25E8%258C%2583%25E5%2586%25B0%25E5%2586%25B0%2529%252C_2017_%2528cropped%2529.jpg/640px-Fan_Bingbing_%2528%25E8%258C%2583%25E5%2586%25B0%25E5%2586%25B0%2529%252C_2017_%2528cropped%2529.jpg&w=640&q=50)
Fan Bingbing
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fan Bingbing (Kinezisht: 范冰冰, lindi më 16 shtator 1981) është aktore, modele, producente televiziv dhe këngëtare kineze.
Fan Bingbing | |||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
![]() | |||||||||||||||
U lind në | 16 shtator 1981 | ||||||||||||||
Shkollimi |
| ||||||||||||||
Profesioni |
| ||||||||||||||
Vite aktiviteti | 1996–tani | ||||||||||||||
Të afërm | Fan Chengcheng (vëlla) | ||||||||||||||
Karierra Muzikore | |||||||||||||||
Zhanret | Mandopop | ||||||||||||||
Labeli | Fan Bingbing Studio Creative Artists Agency[1] | ||||||||||||||
Emra Kinez | |||||||||||||||
Kinezisht | 范冰冰 | ||||||||||||||
| |||||||||||||||
Fan ngriti famë në Azinë Lindore më 1998–1999 në dramën historike My Fair Princess. Në vitin 2003, ajo luajti në filmin Telefoni celular, e cila u bë filmi me më shumë fitime në Kinë. Ajo luajti në shumë filma kinezë, më të shquarit Lost in Beijing (2007), Buddha Mountain (2011), Double Xposure (2012) dhe I Am Not Madame Bovary (2016), ku ajo morri çmime nga ceremonia më prestigjioze si Festivali i Filmit dhe Çmimi Kali i Artë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tokjo, Festivali Ndërkombëtar i Filmit San Sebastián dhe Çmimet Gjeli i Artë. Ajo poashtu ka pasur paraqitje në filma të huaj, si në filmat francezë, koreanë dhe Hollywood.
Fan është një nga aktorët me pagesë më të lartë në botë dhe u quajt si portret i modës për shkak paraqitjes së saj të vazhdueshme në qilimin e kuq, premierën e filmit dhe shfaqjen e modës.[2][3][4][5]
Fan u arrestua fshehurazi nga autoritetet kineze nga 1 korriku 2018 për gati tre muaj. Ajo më pas u shfaq në rrjetet sociale, duke ofruar një falje publike mbi evazionin fiskal, për të cilin autoritetet kineze gjobitën atë më shumë se 883 milionë juan (rreth 127.4 milionë dollarë).[6][7][8]