From Wikipedia, the free encyclopedia
Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës ka filluar punë me si fillim me Degën e Artit Figurativ, e cila është themeluar nga Kuvendi i Kosovës më 31 korrik 1973. Akademia e filloi punën më 25 dhjetor të vitit akademik 1973/74.
Fakulteti i Arteve ka filluar punë me si fillim me Degën e Artit Figurativ, e cila është themeluar nga Kuvendi i Kosovës më 31 korrik 1973. Akademia e filloi punën më 25 dhjetor të vitit akademik 1973/74.
Në vitin akademik 1975/76 formohet Dega e Artit Muzikor.
Në vitin akademik 1986/87 Akademia shndërrohet në Fakultet të Arteve, më emërtimin Fakulteti i Arteve.
Në këtë kontekst themelimi i Akademisë e më vonë i Fakultetit të Arteve ishte kurorëzim i përpjekjeve shumëvjeçare dhe të suksesshme të krijuesve të seksioneve të arteve figuFakulteti i Arteve ka filluar punë me si fillim me Degën e Artit Figurativ, e cila është themeluar nga Kuvendi i Kosovës më 31 korrik 1973. Akademia e filloi punën më 25 dhjetor të vitit akademik 1973/74.
Në vitin akademik 1975/76 formohet Dega e Artit Muzikor.
Në vitin akademik 1986/87 Akademia shndërrohet në Fakultet të Arteve, më emërtimin Fakulteti i Arteve.
Në këtë kontekst themelimi i Akademisë e më vonë i Fakultetit të Arteve ishte kurorëzim i përpjekjeve shumëvjeçare dhe të suksesshme të krijuesve të seksioneve të arteve figurative, arteve muzikore dhe arteve dramatike që vepronin në kuadër të SHLP-së prej vitit 1958 deri në fund të viteve të 80-ta.
Ndërsa nga viti akademik 1989/90 themelohet edhe Dega e Arteve Dramatike, fillimisht më Drejtimin e Aktrimit. Aktualisht Fakulteti i Arteve në kuadër të Universitetit të Prishtinës, funksionon në tri departamente: Arte Vizuele, Arte Muzikore dhe Arte Dramatike.[1]
Ky paragraf përshkruan Departamentin e Arteve të Bukura në Fakultetin e Arteve, i cili ka 298 studentë aktivë, 25 profesorë me kohë të plotë, 31 profesorë me kohë të pjesshme nga Universiteti i Prishtinës dhe 13 profesorë ndihmës me kohë të pjesshme. Programi i Arteve të Bukura ofron shtatë profile studimi në nivelin BA, dhe secili profil ka 24 kredite ECTS, të ndara ndërmjet katër viteve akademike. Gjuha e mësimdhënies në nivelin BA është shqipja.[2]
Çdo profil është i akredituar në Programin e Arteve të Bukura dhe ka tematika të ndryshme
Departamenti i Arteve Dramatike (DAD) është program studimor në Fakultetin e Arteve me 250 studentë aktivë, 32 profesorë me kohë të plotë, 1 profesor me kohë të pjesshme nga Universiteti i Prishtinës dhe 20 profesorë ndihmës me kohë të pjesshme dhe 3 profesorë vizitorë.
Programi i Arteve Dramatike, aktualisht, ofron studime në tetë profile studimi të nivelit BA. Profilet BA kanë 24 kredite ECTS, të ndara, në mënyrë të barabartë, ndërmjet katër viteve akademike. Gjuha e mësimdhënies në nivelin BA është gjuha shqipe.[3]
Profilet e studimeve (BA) të akredituara në Programin e Arteve të Dramatike janë:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.