politikan From Wikipedia, the free encyclopedia
Faik Shatku (Dibër, 12 qeshor 1889 - Tiranë, 15 prill 1946) ishte jurist, ministër dhe përfaqësues shqiptar i prefekturës së Dibrës në Kuvendin Kombëtar përgjatë legjislaturës 1937-'39[1].
Faik Shatku lindi në Dibër më 12 qeshor 1889. Në vendlindje përfundoi shkollën fillore. Kur u bë emigracioni i popullsisë dibrane në vitin 1912, familja e tij u vendos në Stamboll, gjatë kësaj kohe Faiku vazhdonte studimet në shkollën e mesme tregtare Franceze në Selanik. Pas përfundimit të shkollës tregtare në Selanik, kthehet pranë familjes së tij në Stamboll për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Stambollit, ku u diplomua dhe mbrojti doktoraturen. Ne Stamboll, ai ushtroi detyrën e avokatit publik.
Në fillim të vitit 1924, largohet familjarisht nga Turqia për t'u vendosur përfundimisht në Tiranë. Në dt. 14.05.1924 u emërua anëtar i gjykatës së shkallës së parë në qytetin e Elbasanit, e pastaj në Korçë. Më 11.02.1925 u emërua prokuror i gjykatës së shkallës së parë në Tiranë. Po ashtu ishte gjyqtar, prokuror dhe kryeprokuror në Tiranë. Më 23.03.1925 u emerua sekretar i përgjithshëm i ministrit të drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1929. Po në këtë vit emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit dhe më pas zëvëndëskryetar i këshillit të shtetit. Po ashtu ishte Kryeprokuror i Përgjithshëm i Shtetit dhe kryeprokuror i përgjithshëm i Gjyqit Ushtarak të Naltë deri në vitin 1936 kur hodhi kandidaturën për deputet.
Në zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare të vitit 1936 u zgjodh deputet i prefekturës së Elbasanit. Më 09.11.1936 u emërua Ministër i Arsimit (Edukacionit) post të cilën e mbajti deri në vitin 1938. Rekrutoi nëpunesa të arsimuar në vëndet më perëndimore, si dhe reformoi sistemin pedagogjik duke e shestuar atë në shkolla foshnjore, fillore, dhe të mesme. I dha rëndesi eleminimit të analfabetizmit në përgjithësi, si dhe emancipimit të vajzave në shoqeri. Ngjarje e rëndësishme për kombin Shqiptar ishte dhe kthimi në atdhe i eshtrave te poetit të madh Shqiptar Naim Frasherit në vitin 1937, me rastin e 37 vjetorit të vdekjes së tij. Ky veprim u propozua nga Shatku. Kryesonte komisionin e kthimit të eshtrave të poetit së bashku me komandantin e përgjithshëm të xhandarmërisë n/kolonel Shefki Shatku dhe ministrin e Brendshëm Musa Juka. Përveç aktiviteteve të jetës arsimore të vëndit, me propozimin e Faik Shatkut i cili ishte njëkohësisht dhe Kryetar i Federates Sportive Shqiptare, janë sendërgjuar dhe mjaft kampionate sportive ndërmjet klubeve sportive Shqiptare me ato Italiane si: (Ankona, Bari dhe Torino) dhe me ato të Serbisë.
Më 01.06.1938 me ndryshimet që u bënë në qeverinë e kryeministrit Koço Kotta, Faik Shatku u mandatua si Ministër i Drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në 07.04.1939. Gjatë kësaj periudhe ai nisi reformën për depenalizimin e disa veprave penale, shfuqizoi disa ligje arkaike si dhe riformatoi legjislacionin procedurial penal dhe civil.
Me pushtimin e Shqipërisë, më 7 prill 1939 nga Italia fashiste largohet së bashku me Mbretin Zog I dhe me suitën shoqëruese për në Turqi. Në muajin mars të 1940 kthehet në atdhe, por internohet në Itali, pa asnjë motivacion. Në fillim e mbajnë në burgun e Barit, e pastaj në Bergamos. Në maj të vitit 1941 lirohet nga burgu kthehet në atdhe. Pas kthimit, ai emërohet kryetar i komisionit të kontrollit pranë Ministrisë së Financave. Ndërroi jetë në 15 prill 1946 në Tiranë.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.