F1 Australia për vitin 2008 ishte gara e parë e sezonit për Kampionatin Botërorë në Formula Një organizuar nga FIA. Fitues i kësaj gare ishte piloti anglez i ekipit McLaren-Mercedes, Lewis Hamilton. Gara ishte e para që nga viti 2001 pa kontroll për tërheqje që rezultoi me shumë aksidente dhe vetëm shtatë vetura përfunduan garën (një nga këto u diskualifikua).
Statistikat | ||
---|---|---|
Gara e 1 nga 18 në vitin 2008. | ||
Data | 16 mars, 2008 | |
Vendi | Qarku rrugor në Melburn, Melbourne, Australia | |
Drejtimi | Qarku i përkohëshëm rrugorë 3.295 mi / 5.303 km | |
Distanca | 58 xhiro, 191.12 mi / 307.574 km | |
Moti | Me diell | |
Pol pozita | ||
Piloti | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes |
Koha | 1:26.714 | |
Xhiro më e shpejtë | ||
Piloti | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes |
Koha | 1:27.418 (43) | |
Podiumi | ||
I pari | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes |
I dyti | Nick Heidfeld | BMW Sauber |
I treti | Nico Rosberg | Williams-Toyota |
Gara u mbajt nga 14 mars gjer më 16 mars në Albert Park Lake në Melburn, Australi. Kjo ishte gara e 13-të në këtë qark dhe gara e 24 në Australi. Kampioni i vitit 2007, Kimi Räikkönen, edhe pse kishte fituar garën e sezonit të kaluar dhe qaku nuk kishte pësuar ndryshime të mëdha, prapë se prapë arriti të radhitet vetëm si i teti duke realizuar 53 nga 58 xhiro.
Në këtë garë debutoi ekipi Force India F1, ekip që bleu Spyker në fund të sezonit të vitit 2007 . Të dy pilotët e këtij ekipi gjithashtu debutuan në këtë garë Nelson Piquet Jr. dhe Sébastien Bourdais. Kampioni në GP2, Timo Glock, u rikthye në Formula Një në ekipin Toyota.
Raporti
Provat e lira
Kimi Räikkönen shënoi kohën më të shpejtë me Ferrari në sezonin e parë të lirë të ushtrimeve, kurse piloti i ekipit McLaren, Lewis Hamilton, dhe Felipe Massa nga Ferrari u radhitën i dyti dhe i treti. Heikki Kovalainen arriti kohën e katërt më të mirë.[1]
Gjatë ushtrimeve të dyta, Hamilton ishte më i shpejti me gati një sekondë diferenv nga i dyti, Mark Webber. Massa dhe Kovalainen ishin në pozitën e tretë dhe të katërt. Räikkönen ishte i gjashti, por koha e tijë gjatë ushtrimeve të para ishte më e mirë se ajo e Hamiltonit e arritur si e para në ushtrimet e dyta.[2]
Kualifikimi
Hamilton arriti pol pozitën, pasi që të dy rivalët e tijë, Räikkönen dhe Alonso, dështuan në për pjekjet e tyre për tu kualifikuar si të parët.
- Rundi i parë
Sipas rregullave të sezonit të vitit 2008 rundin i parë u zgjat për 5 minuta, por prapë se prapë aliminoi gjashtë pilotët më të ngadalshëm. Pilotët e ekipit Super Aguri, Takuma Sato dhe Anthony Davidson, nuk arritën të kualifikohen për në rundin e dytë. Gjithashtu dështuan edhe Sebastian Bourdais dhe Nelson Piquet Jr..
- Rundi i dytë
Gjashtë pilotë të tjerë u eliminuan në rundin e dytë të kualifikimeve. Për shkak të problemeve me veturën Räikkönen automatikish u eliminua, pastaj Mark Webber kishte aksident dhe kualifikimet u ndërprenë përkohësisht. Këtyre dy pilotëve në dështim iu bashkangjitën edhe pilotët e ekipit Honda, Jenson Button dhe Rubens Barrichello, si dhe piloti i ekipit Williams, Kazuki Nakajima si dhe ish kampioni Fernando Alonso.
- Rundi i tretë
Sipas rregullave të reja rundi i tretë i kualifikimit u shkurtua në 10 minuta si dhe pilotët do do të fillojnë garën me aq sasi sa ju ka mbetur në fund të këtij rundi kualifikues. Ky vendim u mor pasiqë pilotët në kualifikim paraqiteshin me më pakë derivat për të qen vetura më e lehtë dhe për të arritur kohëra më të shpejta. Piloti polak Kubica mezi mbajti xhiron më të shpejtë për një kohë të shkurtë pasi Hamilton e shtyti në të dytën. Piloti nga Scuderia Toro Rosso, Sebastian Vettel gjithashtu dështoi që të realizojë xhiro kualifikuese për shkak të problemeve me vajin kështu që u radhit si i dhjeti.
Gara
Në fillim Kubica arriti që të mbajë pozitën e dytë, ndërsa Sebastian Vettel ishte i ngadalshëm në vijën e startit. Nelson Piquet Jnr u ndesh me italianin Giancarlo Fisichella në kthesën e parë gjë që shtyti Fizikellën të tërhiqet nga gara. Felipe Massa u fërkua me murin gjë që e detyoi të ndërrojë krahun e përparëm. Në një aksident tjetër u ndeshën Mark Webber, Anthony Davidson dhe Jenson Button dhe që të tre u tërhoqën nga gara. Vetura e sigurisë u paraqit në pistë për shkak të aksidentit. Në anën tjetër Lewis Hamilton arritu të distancohet në udhëheqje i përcjellur nga Kubica dhe Rosberg. Räikkönen u zhvendos nga pozita e 15-të në të 18-tën që në xhiron e parë.
Vetura e sigurisë u paraqit në një xhiro në xhiron e tretë dhe Hamilton me shpejtësi u distancua për një sekondë nga Kubica. Räikkönen mbreti pas brazilianit Rubens Barrichello të cilin e tejkaloi në xhiron e 19-të. Gjat pit stop-it të parë Jarno Trulli u detyrua të largohet për shkak të problemeve elektrike.
Në xhiron e 26-të Massa tentoi të tejkalojë pilotin David Coulthard ku u ndeshen dhe Coulthard u largua nga gara me dëmtime serioze të veturës së tijë. Ky askident pësëri solli veturën e sigurisë në pistë. Massa u largua nga gara në xhiton e 29-të për shkak të problemeve me motorin.
Gara rifilloi në xhiron e 30-të kur Räikkönen frenoi shumë vonë gjatë tentimit të tejkalojë pilotin Heikki Kovalainen, për tu radhitur i dyti, gjë që bëri të humbë disa vende. Edhe një gabim bëri dy xhiro më vonë dhe u radhit i fundit nga 11 veturat e mbetura. Ai doli nga pista përsëri në xhiron e 42-të.
Në xhiron e 44-të Timo Glock doli në pjesën me barë dhe u largua nga gara dhe bëri që vetura e sigurimit të paraqitet për herë të tretë në pistë. Në të njejtën xhiro, për shkak të sinjalit të gabuar të udhëheqësit të mekanikëve Barrichello u largua nga pit stopi para se gypi i derivatit t'i largohej nga vetura gjë që shkaktoi lëndimin lehtë të disa mekanikëve si dhe u dënua me 10 sekonda, ndërsa vija e ndaljeve u mbyll. Menjëherë u diskualifikua për shkak të daljes nga vija e ndaljeve gjersa ajo ishte e mbyllur.
Në xhiron e 47 Kubica u largua nga gara pas ndeshjes me Kazuki Nakajima. Fernando Alonso u ngjit lartë si rezultat i largimeve të mëdha dhe pasi tejkaloi Kovalainen dhe Räikkönen me një lëvizje të vetme,[3] dhe u radhit i pesti në vetëm 8 xhiro gjer në përfundim të garës. Räikkönen në xhiron e 54-të u largua nga gara pas problemit të dytë me motorin. Sébastien Bourdais u largua nga gara në xhiron e 56-të gjithashtu për shkak të problemeve me motorin. Ai në atë kohë ishte në pozitën e katërt dhe kishte realizuar pit stopin e katërt. Gati një xhiro para përfundimit Kovalainen më në fund tejkaloi Alonzon, por Alonzo u rikthye në pozitën vetëm pas pak kohe.
Shtatë vetura përfunduan garën, por Barrichello më vonë u diskualifikua për kalimin e dritës së kuqe në vijën e ndalesave. Lewis Hamilton doli fitues duke udhëhequr në pjesën më të madhe të garës. Nick Heidfeld u radhit i dyti dhe Nico Rosberg i treti. Kazuki Nakajima ishte vetura e fundit që përfundoi, por më vonë u dënua me dhjetë pozita për garën e ardhëshme pasi u ndesh me Kubikën gjatë kohës së udhëheqjes nga vetura e sigurisë.[4]
Statistikat
Kualifikimet
Poz. | Nr. | Piloti | Ekipi | Pjesa 1 | Pjesa 2 | Pjesa 3 | Lëvizje |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 22 | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | 1:26.572 | 1:25.187 | 1:26.714 | 1 |
2 | 4 | Robert Kubica | BMW Sauber | 1:26.103 | 1:25.315 | 1:26.869 | 2 |
3 | 23 | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes | 1:25.664 | 1:25.452 | 1:27.079 | 3 |
4 | 2 | Felipe Massa | Ferrari | 1:25.994 | 1:25.691 | 1:27.178 | 4 |
5 | 3 | Nick Heidfeld | BMW Sauber | 1:25.960 | 1:25.518 | 1:27.236 | 5 |
6 | 11 | Jarno Trulli | Toyota | 1:26.427 | 1:26.101 | 1:28.527 | 6 |
7 | 7 | Nico Rosberg | Williams-Toyota | 1:26.295 | 1:26.059 | 1:28.687 | 7 |
8 | 9 | David Coulthard | Red Bull-Renault | 1:26.381 | 1:26.063 | 1:29.041 | 8 |
9 | 12 | Timo Glock | Toyota | 1:26.919 | 1:26.164 | 1:29.593 | 19 |
10 | 15 | Sebastian Vettel | Toro Rosso-Ferrari | 1:26.702 | 1:25.842 | - | 9 |
11 | 17 | Rubens Barrichello | Honda | 1:26.369 | 1:26.173 | 10 | |
12 | 5 | Fernando Alonso | Renault | 1:26.907 | 1:26.188 | 11 | |
13 | 16 | Jenson Button | Honda | 1:26.712 | 1:26.259 | 12 | |
14 | 8 | Kazuki Nakajima | Williams-Toyota | 1:26.891 | 1:26.413 | 13 | |
15 | 10 | Mark Webber | Red Bull-Renault | 1:26.914 | - | 14 | |
16 | 1 | Kimi Räikkönen | Ferrari | 1:26.140 | - | 15 | |
17 | 21 | Giancarlo Fisichella | Force India-Ferrari | 1:27.207 | 16 | ||
18 | 14 | Sébastien Bourdais | Toro Rosso-Ferrari | 1:27.446 | 17 | ||
19 | 20 | Adrian Sutil | Force India-Ferrari | 1:27.859 | 22 | ||
20 | 18 | Takuma Sato | Super Aguri-Honda | 1:28.208 | 18 | ||
21 | 6 | Nelson Piquet Jr. | Renault | 1:28.330 | 20 | ||
22 | 19 | Anthony Davidson | Super Aguri-Honda | 1:29.059 | 21 |
Gara
Poz. | Nr. | Piloti | Ekipi | Xhiro | Koha/Mbetja | Lëvizje | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 22 | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | 58 | 1:34:50.616 | 1 | 10 |
2 | 3 | Nick Heidfeld | BMW Sauber | 58 | +5.478 | 5 | 8 |
3 | 7 | Nico Rosberg | Williams-Toyota | 58 | +8.163 | 7 | 6 |
4 | 5 | Fernando Alonso | Renault | 58 | +17.181 | 11 | 5 |
5 | 23 | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes | 58 | +18.014 | 3 | 4 |
6 | 8 | Kazuki Nakajima | Williams-Toyota | 57 | +1 xhiro | 13 | 3 |
Pilotët që nuk mbaruan garë | |||||||
7 | 14 | Sébastien Bourdais | Toro Rosso-Ferrari | 55 | 17 | 2 | |
8 | 1 | Kimi Räikkönen | Ferrari | 53 | 15 | 1 | |
Ret | 4 | Robert Kubica | BMW Sauber | 47 | 2 | ||
Ret | 12 | Timo Glock | Toyota | 43 | 18 | ||
Ret | 18 | Takuma Sato | Super Aguri-Honda | 32 | 19 | ||
Ret | 6 | Nelson Piquet Jr. | Renault | 30 | 20 | ||
Ret | 2 | Felipe Massa | Ferrari | 29 | 4 | ||
Ret | 9 | David Coulthard | Red Bull-Renault | 25 | 8 | ||
Ret | 11 | Jarno Trulli | Toyota | 19 | 6 | ||
Ret | 20 | Adrian Sutil | Force India-Ferrari | 8 | 22 | ||
Ret | 10 | Mark Webber | Red Bull-Renault | 0[5] | 14 | ||
Ret | 16 | Jenson Button | Honda | 0[5] | 12 | ||
Ret | 19 | Anthony Davidson | Super Aguri-Honda | 0 | 21 | ||
Ret | 15 | Sebastian Vettel | Toro Rosso-Ferrari | 0 | 9 | ||
Ret | 21 | Giancarlo Fisichella | Force India-Ferrari | 0 | 16 | ||
DSQ | 17 | Rubens Barrichello | Honda | 58 | Diskualifikim | 10 |
Referime
Shih edhe
Lidhje të jashtme
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.