![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/93/AFKollar_1779.jpg/640px-AFKollar_1779.jpg&w=640&q=50)
Etnologjia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Etnologjia (nga greqisht: ἔθνος, ethnos që do të thotë "komb") [1] është degë e antropologjisë e cila merret me studimin komparativ dhe analizon karakteristikat e popujve të ndryshëm dhe marrëdhëniet midis tyre (krahasoni antropologjinë kulturore, shoqërore ose sociokulturore ). [2]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/93/AFKollar_1779.jpg/320px-AFKollar_1779.jpg)
Termin etnologji për herë të parë e ka përdorur Adam František Kollár (1718-1783) në veprën e tij Historiae ivrisqve pvblici Regni Vngariae amoenitates botuar në Vjenë në vitin 1783. [3] Ai e kishte përcaktuar ate si: "shkenca e kombeve dhe e popujve, ose, studimi i burrave të mësuar, në të cilin ata interesohen për origjinën, gjuhët, zakonet dhe institucionet e kombeve të ndryshme, dhe më në fund për vendlindjen dhe vendet e lashta, në mënyrë që të jenë në gjendje të gjykojnë më mirë kombet dhe popujt në kohën e tyre. ” [4]
Interesimi i Kollárit për larminë gjuhësore dhe kulturore u ngjall nga situata në Mbretërinë e Hungarisë si një vend multi-etnik dhe shumëgjuhësor i kohës së tij dhe rrënjët e tij në mesin e sllovakëve, si dhe nga ndërrimet që filluan të shfaqen pas tërheqjes graduale të Perandorisë Osmane nga Gadishulli Ballkanik . [5]