From Wikipedia, the free encyclopedia
Erwin Chargaff (11 gusht 1905 – 20 qershor 2002) ishte biokimistë austro-hungarezë që imigroi në Shtetet e Bashkuara gjatë epokës së Gjermanisë Naziste dhe profesorë i biokimisë në Universitetin e Kolumbias. Përmes eksperimentimit të kujdesshëm, Chargaff zbuloi dy rregulla që ndihmuan në zbulimin e strukturës së dy helikave të ADN-së.
Erwin Chargaff | |
---|---|
U lind në | 11 gusht 1905 Chernivtsi, Austro-Hungaria |
Vdiq | 20 qershor 2002 |
Kombësia | Amerikanë |
Arsimi | Gjimnazi Wasagasse, Vienë |
Shkollimi | Universiteti Teknik i Vienës (1924–1928) |
Njohur për | Rregullat e Chargaff |
Bashkëshorti/ja | Vera Broido |
Fëmijë | Thomas Chargaff |
Çmimet | Pasteur Medal (1949), National Medal of Science (1974) |
Karriera shkencore | |
Fushat | Biokimia |
Institucionet | Universiteti Yale (1925–1930), Universiteti i Berlinit (1930–1933), Instituti Pasteur (1933–1934), Universiteti i Kolumbias (1935–1974), Spitali Roosevelt (1974–1992) |
Këshilltarët e doktoraturës | Fritz Feigl |
Studentët e doktoraturës | Seymour S. Cohen, David Sprinson, Boris Magasanik |
Nënshkrimi | |
Rregulli i parë ishte se në ADN numri i njësive guanine është i barabartë me numrin e njësive të citozinës dhe numri i njësive adenine është i barabartë me numrin e njësive të timines. Kjo la të kuptohet në përbërjen e çiftit bazë të ADN-së.
Rregulli i dytë ishte se sasi relative të bazës së guanines, citozinës, adeninës dhe timines variojnë nga një specie në tjetrën. Kjo nënkuptoi se ADN-ja në vend të proteinave mund të jetë materiali gjenetik.
Chargaff lindi më 11 gusht 1905 në një familje jehude në Chernivtsi, Austro-Hungaria, e cila tani është në Ukrainë.
Gjatë trazirës së Luftës së Dytë Botërore, familja e tij u zhvendosën në Vienë, ku ai shkoi në Maximiliansgymnasium (tani Gjimnazi Wasagasse). Ai pastaj shkoi në Universitetin Teknik të Vienës, ku ai e takoi gruan e tij të ardhshme Vera Broido.
Ai u martua me Vera Broido më 1928 dhe kishin një djalë, Thomas Chargaff.
Chargaff emigroi në Manhatan, New York City më 1935, duke marrë një pozitë si bashkëpunëtor hulumtues në departamentin e biokimisë në Universitetin Kolumbias, ku ai kaloi shumicën e karrierës së tij profesionale. Chargaff u bë asistent profesor më 1938 dhe profesor në vitin 1952. Pas pensionimit të tij si profesor emeritus, Chargaff transferoi laboratorin e tij në Spitalin Roosevelt, ku ai vazhdoi të punojë deri në pensionimin e tij më 1992.
Gjatë kohës së tij në Kolumbi, Chargaff publikoi dokumente të shumta shkencore, që merreshin kryesisht me studimin e acideve nukleike si ADN-ja duke përdorur teknika kromatografike. Ai u interesua për ADN-në në vitin 1944, pasi Oswald Avery identifikoi molekulën si bazë të trashëgimisë. Në vitin 1950, ai zbuloi se sasia e adeninës dhe timinës në ADN ishte afërsisht e njëjtë, siç ishin sasitë e citozinës dhe guanines.[2] Kjo më vonë u bë e njohur si rregulli i parë i Chargaff.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.