![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/88/Epikouros_BM_1843.jpg/640px-Epikouros_BM_1843.jpg&w=640&q=50)
Epikurizmi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Epikurizmi është një sistem filozofie i themeluar rreth vitit 307 p.e.s. bazuar në mësimet e filozofit të lashtë grek Epikuri. Epikurizmi ishte fillimisht sfidë për platonizmin. Më vonë rryma kundërshtare kryesore e tij u bë stoicizmi.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/88/Epikouros_BM_1843.jpg/640px-Epikouros_BM_1843.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/3e/Lucretius%2C_De_rerum_natura.jpg/640px-Lucretius%2C_De_rerum_natura.jpg)
Disa shkrime të Epikurit kanë mbijetu deri në ditët e sotme. Disa studiues e konsiderojnë vjershën epike De rerum natura (Latinisht për natyrën e gjërave ) të Lukrecit për me i paraqitë, në një vepër të unifikuar, argumentet thelbësore dhe teoritë e epikurizmit. Shumë prej rrotullave të zbuluara në Vilën e Papirit në Herkulaneum janë tekste epikuriane. Të paktën disa mendohet se i përkisnin filozofit epikurian Philodemus.
Epikuri ishte materialist atomist, ndjekës i hapave të Demokritit. Materializmi i tij e çoi në sulm të përgjithshëm mbi bestytninë dhe ndërhyrjen hyjnore. Pas filozofit kirenaik Aristipi, Epikuri besonte se e mira më e madhe ishte me kërku kënaqësi modeste, të qëndrueshme në formën e një gjendje ataraksie (qetësi dhe liri nga frika) dhe aponie (mungesa e dhimbjes trupore) përmes njohjes së punës së botës dhe kufizimit të dëshirave. Kombinimi i këtyre dy gjendjeve përbën lumturinë në formën më të naltë. Rrjedhimisht, Epikuri dhe pasuesit e vet e shmangën politikën, sepse kjo mund të çojë në zhgënjime dhe ambicie që mund të bien ndesh drejtpërdrejt me kërkimin epikurian për paqen e mendjes dhe të virtyteve. [1]
Megjithëse epikurizmi është formë e hedonizmit përderisa deklaron se kënaqësia është qëllimi i vetëm i brendshëm, koncepti që mungesa e dhimbjes dhe frikës përbën kënaqësinë më të madhe, dhe mbrojtja e tij për një jetë të thjeshtë, e bëjnë atë shumë të ndryshëm nga "hedonizmi" i kuptuar kolokualisht.
Epikurizmi lulëzoi në epokën helenistike të vonë dhe gjatë epokës romake, dhe ku si rrjedhojë u krijuan shumë bashkësi epikuriane, si ato në Antioki, Aleksandri, Rodos dhe Herkulaneum. Nga fundi i shekullit të III-të epikurizmi u shua duke u kundërshtu nga filozofitë tjera (kryesisht neoplatonizmi), tashmë në ngritje. Interesi për epikurizmin u ringjall në epokën e iluminizmit dhe vazhdon edhe në epokën moderne. [2] [3] [4]