EngjëjtIslam njihen edhe si meleqët (arabisht. الملك, al-malak, tur. melek). Në Islam ata janë krijesa të nderuara, që i ka krijuar Allahu nga drita (nuri). Ata janë të pajisur me arsye dhe me aftësi për të zgjedhur, por ata zgjedhin vetëm bindjen dhe nënshtrimin ndaj Allahut, ata nuk i kundërshtojnë urdhërat e Allahut, ata bëjnë vetëm mirë.[1]

Thumb
Vizatim islam i një engjëlli, që i takon periudhës abbaside

Besimi në engjëj është një nga gjashtë kushtet e besimit Islam.[2][3]

Engjëj të njohur në Islam

Sipas traditës islame, engjëj ka shumë dhe numri i tyre është një nga gjërat e njohura vetëm nga Zoti. Myslimanëve janë të njohur me engjëjt që janë të përmendur në librin e shenjtë të fesë islame, Kuranin, e për ta ka folur shumë edhe profeti Muhamed.[4]

Katër engjëjt e mëdhenj

Katër engjëjt e mëdhenj janë:[5]

  • Xhibrili,[6] sjellësi i shpalljeve të Allahut tek të dërguarit
  • Azraili, i njohur edhe si Meleku i vdekjes, ka për detyrë të marrë shpirtrat në çastin e vdekjes
  • Mikaili,[7] së bashku me engjëjt e tijë ndihmës, ka përgjegjësi për të gjitha dukuritë dhe proceset në hapësirë dhe natyrë lidhur me botën e gjallë dhe jo të gjallë, siç janë: lëviza e galaktikave, yjeve dhe planetave, fryrja e erërave, lëvizja e reve, rënja e shiut dhe reshjeve të tjera, pastaj për fekondimin, rritjen dhe zhvillimin e bimëve, zgjedhjen e ngjyrave, madhësive dhe shijen e bimëve dhe fruteve
  • Israfili, është engjëlli që do ti fryjë borisë Sur që do të lamëroj shkatërrimin e hapësirës në fundin e kohës, gjëgjësisht lajmëron Ditën e Gjykimit, dhe pastaj prap do ti frye që të lajmëroj ringjalljen e të vdekurve dhe Ditën e Gjykimit.

Engjëjt e tjerë të njohur

  • Hamelei Arshi
  • Hafaza, janë engjëjt mbrojtës:
    • Kiramen-katibin[8]
    • Muakibet[9]
  • Munkiri dhe Nekiri[9]
  • Ridvani, udhëheqësi i Xhenetit
  • Maliku, udhëheqësi i Xhehenemit
  • Zebanijët
  • Dardailët[10]
  • Haruti dhe Maruti[11]

Numri i engjëjve

Sipas traditës islame, engjëj ka shumë dhe numri i tyre dihet vetëm nga Allahu. Për numrin e engjëjve flasin edhe dituritë e MuhameditMiraxh, ku Ai ka parë Bejtul-Ma'mur ("Tempullin me plotë të devotshëm"), ku çdo ditë faleshin 70 mijë engjëj, të cilët pas faljes nuk kthehen më në të, për shkak të numrit të madhë të engjëjve.[12]

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.