From Wikipedia, the free encyclopedia
Endometrioza është një gjendje në të cilën qeliza të ngjashme me qelizat në endometrium, një shtresë e indit që normalisht mbulon pjesën e brendshme të mitrës, rriten jashtë saj.[4] Kjo ndodh më shpesh në vezore, tubat fallopianë dhe indet rreth mitrës dhe vezoreve; megjithatë, në raste të rralla mund të shfaqet edhe në pjesë të tjera të trupit.[2] Simptomat kryesore janë dhimbja e legenit dhe infertiliteti.[1] Gati gjysma e individëve të prekur kanë dhimbje kronike të legenit, ndërsa në 70% të rasteve dhimbja shfaqet gjatë menstruacioneve.[1] Po ashtu, është e zakonshme edhedhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale.[1] Infertiliteti shfaqet në gjysmën e grave të prekura.[1] Simptomat më pak të zakonshme përfshijnë simptomat urinare ose ato që përfshijnë zorrët.[1] Rreth 25% e grave nuk kanë simptoma.[1] Endometrioza mund të ketë efekte sociale dhe psikologjike.[6]
Endometrioza | |
---|---|
Endometrioza siç shihet gjatë kirurgjisë laparoskopike | |
Specialitet | Gjinekologjia |
Simptomat | Dhimbje e legenit, infertilitet[1] |
Fillimi | 30–40 vjeç[2][3] |
Kohëzgjatja | Afatgjatë[1] |
Shkaktar(ë) | I panjohur[1] |
Faktor rrezikues | Historia familjare[2] |
Metoda diagnoztifikuese | Bazuar në simptoma, imazheria mjekësore, biopsi e indit[2] |
Parandalimi | Pilula për kontrollin e lindjes të kombinuara, aktiviteti fizik, shmangia e alkoolit dhe e kafeinës[2] |
Trajtimi | NSAID-të, pilulat për kontrollin e lindjes në vazhdimësi, pajisje intrauterine me progestogjen, ndërhyrja kirurgjikale[2] |
Shpeshtësia | 10% e femrave në moshë riprodhuese[4] |
Vdekje | ~100 individë (në vitin 2015)[5] |
Endometrioza | |
---|---|
Endometriosis as seen during laparoscopic surgery | |
Specialitet | Gjinekologjia |
Simptomat | Pelvic pain, infertility[1] |
Fillimi | 30–40 years old[2][3] |
Kohëzgjatja | Long term[1] |
Shkaktar(ë) | Unknown[1] |
Faktor rrezikues | Family history[2] |
Metoda diagnoztifikuese | Based on symptoms, medical imaging, tissue biopsy[2] |
Parandalimi | Combined birth control pills, exercise, avoiding alcohol and caffeine[2] |
Trajtimi | NSAIDs, continuous birth control pills, intrauterine device with progestogen, surgery[2] |
Shpeshtësia | 10% reproductive age females[4] |
Vdekje | ~100 (2015)[5] |
Shkaku i endometriozës nuk është plotësisht i qartë.[1] Faktorët e rrezikut përfshijnë historinë familjare me këtë gjendje.[2] Zonat e endometriozës i nënshtrohen gjakderdhjes çdo muaj, duke çuar në inflamacion dhe në krijimin e shenjave.[1][2] Rritjet për shkak të endometriozës nuk konsiderohen kancer.[2] Diagnoza bazohet kryesisht në simptoma kombinuar me imazherinë mjekësore;[2] megjithatë, biopsia është metoda më e sigurt e diagnozës.[2] Shkaqe të tjera të simptomave të ngjashme përfshijnë sëmundjen inflamatore të legenit, sindromën e zorrës së irrituar, cistitin intersticial dhe fibromialgjinë.[1] Endometrioza shumëherë diagnostikohet gabim dhe grave u thuhet shpesh gabimisht se simptomat e tyre janë të parëndësishme ose normale.[6]
Të dhënat paraprake sugjerojnë se përdorimi i kontraceptivëve oral të kombinuar redukton rrezikun e endometriozës.[7][2] Aktiviteti fizik dhe shmangia e sasive të mëdha të alkoolit mund të jenë gjithashtu faktorë parandalues.[2] Nuk ka kurë për endometriozën, por një numër trajtimesh mund të përmirësojnë simptomat.[1] Kjo përfshin ilaçet kundër dhimbjeve, trajtimet hormonale ose kirurgjinë.[2] Ilaçi që rekomandohet për dhimbjen është zakonisht një ilaç anti-inflamator jo-steroid (NSAID), siç është naprokseni.[2] Marrja në vazhdimësi e përbërësit aktiv të pilulës së kontrollit të lindjes ose përdorimi i një pajisjeje intrauterine me progestogjen mund të jetë po ashtu e dobishme.[2] Agonisti i hormonit që çliron gonadotropinë (agonisti i GnRH) mund të përmirësojë aftësinë e femrave që nuk mund të mbeten shtatzënë.[2] Heqja kirurgjikale e endometriozës mund të përdoret për të trajtuar ata individë, simptomat e të cilëve nuk mund të menaxhohen me trajtime të tjera.[2]
Endometrioza prek rreth 10% të femrave në moshë riprodhuese.[4] Sipas një vlerësimi, 10.8 milionë njerëz janë prekur globalisht që prej vitit 2015.[8] Burime të tjera përllogarisin se rreth 6-10% e grave janë të prekura.[1] Endometrioza është më e zakonshme te femrat në të tridhjetat dhe të dyzetat; megjithatë, ajo mund të nis te vajzat që në moshën tetëvjeçare.[2][3] Endometrioza nuk shkakton një numër të lartë vdekjesh.[9] Endometrioza u përcaktua për herë të parë si një gjendje e veçantë në vitet 1920.[10] Më përpara, endometrioza dhe adenomioza konsideroheshin së bashku.[10] Është e paqartë se kush ishte i pari që e karakterizoi këtë sëmundje.[10]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.