Emigrimi në Abisini
From Wikipedia, the free encyclopedia
Emigrimi në Abisini (Arabisht: الهجرة إلى الحبشة, al-hijra ʾilā al-habaša) i njohur ndryshe si Hixhreti i Parë, ishte një episod në historinë e hershme të Islamit, ku pasuesit e parë të Muhamedit (Sahabët) u larguan nga persekutimi i fisit qeverisës kurejsh të Mekës. Ata kërkuan strehim në Mbretërinë e krishterë të Aksumit, Etiopia dhe Eritrea e sotme (referuar më parë si Abisinia, një emër i lashtë origjina e të cilit diskutohet),[1] në vitin 9 para hixhretit (613 e.r) ose 7 para hixhretit (615 e.r). Monarku Aksumite që i mori ato është i njohur në burimet islamike si Negus Ashama ibn Abjar. Historianët modernë e kanë identifikuar ndryshe atë me Mbretin Armah dhe Ella Tsaham.[2] Disa nga të mërguarit u kthyen në Mekë dhe bënë hixhret në Medinë me Muhamedin, ndërsa të tjerët qëndruan në Abisini derisa erdhën në Medinë në vitin 628.[3]