From Wikipedia, the free encyclopedia
Eksperimenti zakonisht është një provë që bëhet duke u mbështetur në të dhënat shkencore, për të njohur dhe për të studiuar ligjet e proceset dhe zhvillimit të dukurive të ndryshme në kushte natyrore ose në laborator; provë që bëhet për të kontrolluar a për të vërtetuar diçka.
Eksperimentimi është një procedurë e kryer për të mbështetur, hedhur poshtë ose vërtetuar një hipotezë. Eksperimentet ofrojnë njohuri për marrëdhëniet shkak - pasojë duke treguar se çfarë rezultati ndodh kur një faktor i veçantë manipulohet. Eksperimentet ndryshojnë shumë për kah qëllimi dhe shkalla e përdorimit të tyre, por gjithmonë mbështeten në procedurën e përsëritshme dhe analizën logjike të rezultateve.
Përderisa një fëmijë mund të kryejë eksperimente bazë për të kuptuar gravitetin, ekipet e shkencëtarëve merren me hulumtime sistematike për të kuptuar më mirë një fenomen ose dukuri të caktuar. Eksperimentet dhe llojet e tjera të veprimeve praktike janë shumë të rëndësishme për procesin e mësimnxënies së studentëve në studimet universitare. Eksperimentet mund të rrisin rezultatet e provave dhe të ndihmojnë një student të angazhohet dhe të interesohet më shumë për materialin studimor, sidomos kur përdoren me kalimin e kohës. Ekzistojnë dallime të konsiderueshme në mes të përdorimit të eksperimenteve në hulumtimet e shkencave natyrore dhe ato shoqërore (humane - njerëzore).[1] [2] [3]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!) (Excerpts){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.