E ardhura bazë
From Wikipedia, the free encyclopedia
E ardhura bazë (anglisht: Universal Basic Income)[2] është një pagese periodike dhënë për të gjithë individualisht pavarsisht gjendjes së punësimit.[3] Të ardhurat do të ishin:
- E pakushtëzuar : Një e ardhur bazë do të ndryshonte sipas moshës, por nuk do kishte kushte të tjera. Të gjithë bashkëmoshatarët do të merrnin të njëjtat të ardhura bazë, pavarësisht nga gjinia, statusi i punësimit, struktura familjare, kontributi në shoqëri, kostot e strehimit ose ndonjë gjë tjetër.
- I menjëhershëm : Të ardhurat bazë të dikujt do të paguhen automatikisht çdo javë ose muaj në një llogari bankare ose diçka të ngjshme.
- E pa tërheqshme: Pavarësisht nëse fitimet e dikujt rriten, ulen ose mbeten të njëjta, të ardhurat e tyre bazë nuk do të ndryshojnë.
- Individuale : Të ardhurat bazë do të paguheshin individualisht dhe jo në bazë të një çifti ose familjeje.
- Si e drejtë : Çdo banor i ligjshëm do të merrte të ardhurën bazë, mjafton të kishte qëndruar minimalisht në atë vend ligjërisht dhe të vazhdonte qëndrimin aty për pjesën më të madhe të vitit. [4]
Të ardhurat bazë mund të zbatohen në nivel kombëtar, rajonal ose lokal. Një e ardhur e pakushtëzuar që është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat themelore të një personi (në kufirin e varfërisë ose mbi) nganjëherë quhet e ardhur themelore e plotë ndërsa nëse është më pak se ajo shumë, ndonjëherë quhet e pjesshme. Një sistem mirëqënie me disa karakteristika të ngjashme me atë të të ardhurave bazë është një taksë të ardhurash negative në të cilën rroga e qeverisë zvogëlohet gradualisht me të ardhura më të larta të punës. Disa sisteme mirëqënieje janë vlerësuar ndonjëherë si hapa për të ardhurat bazë, por për shkak se ato kanë kushtëzime të bashkangjitura ato nuk janë të ardhura bazë. Nëse ato i rrisin të ardhura familjare në një minimumin specifik, ato quhen sisteme të të ardhurave minimale të garantuara . Për shembull, Bolsa Família në Brazil është e kufizuar në familjet e varfëra dhe fëmijët janë të detyruar të ndjekin shkollën. [5]
Disa diskutime politike janë bërë për të ardhurën bazë. Shembujt përfshijnë këtu debate në lidhje me robotizimin, inteligjencën artificiale (AI) dhe të ardhmen e punës. Një çështje kryesore në këto debate është nëse robotizimi dhe AI do të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e vendeve të punës në dispozicion. E ardhura bazë shpesh paraqitet si propozim në këto diskutime.