![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1c/DuaLipaO2020522_%2528101_of_110%2529_%252852052470251%2529_%2528cropped%2529.jpg/640px-DuaLipaO2020522_%2528101_of_110%2529_%252852052470251%2529_%2528cropped%2529.jpg&w=640&q=50)
Dua Lipa
këngëtare angleze dhe shqiptare (lindur 1995) / From Wikipedia, the free encyclopedia
Dua Lipa (22 gusht 1995)[2] është një këngëtare, tekstshkruese dhe modele angleze dhe shqiptare, që jeton në Londër, Angli.[3] Në vitin 2015, ajo nënshkroi kontratë me Warner Music Group dhe publikoi albumin e saj të parë Dua Lipa në vitin 2017. Albumi u rendit në vend të tretë në Grafikun e Albumeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe përmbante nëntë këngë, duke përfshirë "Be the One" dhe "IDGAF", si dhe këngën numër një në Mbretërinë e Bashkuar, "New Rules", e cila u radhit në vend të gjashtë në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2018, Lipa fitoi çmimin Brit Awards për kategoritë Solo Artistja më e Mirë dhe Artistja më e Mirë e Re.
Dua Lipa | |
---|---|
![]() Lipa në 2022 | |
U lind në | (1995-08-22) 22 gusht 1995 (28 vjeç) Londër, Angli |
Arsimi | Parliament Hill School |
Profesioni |
|
Vite aktiviteti | 2014–sot |
Works |
|
Gjatësia | 1.73 m (5 ft 8 in) |
Çmimet | Lista e plotë |
Karierra Muzikore | |
Zhanret | |
Instrument(et) | Vokal |
Labeli |
|
Website | dualipa |
Nënshkrimi | |
![]() |
E publikuar në prill të vitit 2018, kënga "One Kiss" në bashkëpunim me Calvin Harris, mbërriti të radhitet e para në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte kënga që qëndroi më gjatë në vendin e parë nga një këngëtare. Me këtë këngë, ajo e fitoi çmimin Brit Award për Këngën e Vitit. Në vitin 2019, ajo fitoi çmimin Grammy Award për kategorinë Artistja më e Mirë e Re. Ndërsa, kënga "Electricity", një bashkëpunim me Silk City, fitoi çmimin Grammy Award për kategorinë "Best Dance Recording". Suksesi i këngëve e ndihmoi albumin të bëhet njëri nga albumet më të transmetuara në Spotify dhe të arrijë të marrë vlerësime platini. Albumi i saj i dytë në studio Future Nostalgia zuri vendin e parë në Grafikun e Albumeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në territore të tjera në botë. Albumi remiks Club Future Nostalgia, pasoi në gusht 2020 dhe mori vlerësime kritike universale.
Lipa ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së saj, duke përfshirë tri çmime Grammy, pesë çmime Brit, një çmim American Music dhe dy çmime MTV Europe Music. Ajo është nominuar edhe për shtatë Billboard dhe dhjetë çmime MTV Video Music.