![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/ca/BUSHPC2.jpg/640px-BUSHPC2.jpg&w=640&q=50)
Doktrina Bush
From Wikipedia, the free encyclopedia
Doktrina Bush është emri që iu është dhënë një sërë linjash veprimi në politikën e jashtme të zbuluara nga presidenti i 43-të i SHBA-ve, George Walker Bush, gjatë një fjalimi në akademinë ushtarake të West Point-it më 1 qershor 2002.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/ca/BUSHPC2.jpg/320px-BUSHPC2.jpg)
Të marra së bashku këto linja veprimi shënojnë nisjen e një faze të re në politikën e jashtme amerikane, drejtuar kah luftës kundër terrorizmit dhe përhapjes së demokracive nëpër botë. Të tjera linja të doktrinës janë edhe lufta paraprake (parandaluese), që, sipas kritikëve të presidentit Bush, i shërbeu atij si pretekst për të rrëzuar regjime despotike në vende të ndryshme të botës, për të pushtuar Afganistanin dhe Irakun.[1]
Termi “Doktrina Bush” pothuajse nuk është përdorur fare nga anëtarët e administratës Bush. Fraza është përdorur vetëm një herë nga zëvendës presidenti Dick Cheney në një fjalim në korrik 2003.[2]