![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/34/Jannatul-Baqi_before_Demolition.jpg/640px-Jannatul-Baqi_before_Demolition.jpg&w=640&q=50)
Dita e Pikëllimit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Dita e pikëllimit përkujtohet nga disa myslimanë, duke shënuar shkatërrimin e varrezave Xhennet el-Baki në Medinë nga mbreti saudit Abdulaziz ibn Saud.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/34/Jannatul-Baqi_before_Demolition.jpg/640px-Jannatul-Baqi_before_Demolition.jpg)
Data sipas kalendarit hixhri ka qenë më 8 të muajit Shevalit, ndërsa sipas atij gregorian, prishja u bë më 21 prill 1926. Varrezat strehonin trupat e shumë prej Ehli Bejtit, anëtarë të familjes së pejgamberit Muhammed, të cilët janë veçanërisht të nderuar nga myslimanët shiitë dhe luajnë një rol qendror në teologjinë islame shiite.