Xhenet el-Baki
From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhennetu'l-Baki (Arabisht: ٱلْبَقِيْع, "Baki') është varreza më e vjetër dhe e para islame e Medinës[1] në rajonin e Hixhazit[2] të Arabisë Saudite të sotme. Ndodhet në juglindje të Xhamisë së Pejgamberit, e cila përmban varret e disa prej familjes dhe miqve të pejgamberit islam Muhamed. Njihet gjithashtu si Baki el-Garkad (arabisht: بَقِيْع الْغَرْقَد Baqīʿ al-Gharqad që do të thotë "Baki i gjembave").[1]
Terreni ka shumë rëndësi për myslimanët, duke qenë vendprehja e shumë të afërmve dhe shokëve të Muhamedit, duke e shënuar kështu si një nga dy varrezat më të shenjta në traditën islame. Shumë transmetime tregojnë se Muhamedi bënte lutje sa herë që e kalonte atë.