![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4d/Jugoslawien1Dinar1938.jpg/640px-Jugoslawien1Dinar1938.jpg&w=640&q=50)
Dinari jugosllav
From Wikipedia, the free encyclopedia
Dinari (Cirilik: динар) ishte monedha e 3 shteteve jugosllave: Mbretërisë së Jugosllavisë (ish-Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve), Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë ndërmjet viteve 1918 dhe 2003. Dinari ishte të ndara në 100 para (Cirilik: пара).
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4d/Jugoslawien1Dinar1938.jpg/640px-Jugoslawien1Dinar1938.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f1/1000-Dinara-1920.jpg/640px-1000-Dinara-1920.jpg)
Në fillim të viteve 1990, keqmenaxhimi ekonomik e falimentoi qeverinë dhe e detyroi të merrte para nga kursimet e qytetarëve të vendit. Kjo shkaktoi hiperinflacion të rëndë dhe të zgjatur, i cili është cilësuar si më i keqi në histori.[1] U shtypën shuma të mëdha parash, me monedhat që u bënë të tepërta dhe normat e inflacionit arrinin mbi një miliard % në vit.[2] Ky hiperinflacion shkaktoi pesë rivlerësime ndërmjet viteve 1990 dhe 1994; gjithsej ishin tetë dinarë të ndryshëm. Gjashtë nga tetë u janë dhënë emra dallues dhe kode të veçanta ISO 4217. Kartëmonedha me prerje më të lartë ishte 500 miliardë dinarë, e cila u bë e pavlefshme dy javë pasi u shtyp.[3]