Difraksioni i Drites
From Wikipedia, the free encyclopedia
Difraksioni i dritës- Çfarëdo devijimi i dritës nga përhapja drejtvizore e saj quhet difraksion. Difraksioni paraqitet kur drita kalon nëpër vrima apo çarje të vogla, pranë teheve të mprehta,apo kur ajo hasë në ndonjë pengesë në formë të gjysmërrafshit, fijes, sferës, cilindrit, rrjetës etj.[1]
Difraksioni në pengesa me vrimë ndodh kur dimensioni i tyre është i përafërt me gjatësinë valore të valës rënëse. Difraksioni shpjegohet vetëm nëse dritën e
konsiderojm të natyrës valore. Nëse dimensioni i vrimës është më i madh se sa gjatësia valore e valëve të dritës, difraksioni ndodh vetëm afër skajeve të vrimës, e jo në mes të vrimës.
Shpjegimin e difraksionit të dritës më së lehti mund ta bëjmë me principin e Hajgensit (Huygens) sipas të cilit çdo pikë e valës në frontin valor mund të konsiderohet si burim i pavarur i valëve. Këto valë përhapen në drejtimin e frontit valor me shpejtësi të njëjtë me përhapjen e tij dhe pas një kohe ato superpunohen duke dhënë një front valor të njëjtë me frontin e parë valor, por të zhvendosur në distancën d=vt, ku v-është shpejtësia e valëve të dritës, ndërsa t-koha e përhapjes.[3]
Këndin e difraksionit e njësojmë nga formula:
- k- nr. Rendor i spektrit
- d- Gjerësia e vrimës
- λ- Gjatësia valore e dritës
- θ- Këndi i difraktimit
Nga formula e mësipërme shihet se rezultatet e difraksionit do të varen nga gjatësia valore e dritës dhe nga gjerësia e vrimës , saktësisht nga raporti λ/d. Sa më e gjerë të jetë çarja apo vrima aq më i madh do të jetë sinusi e aq më i gjerë do të jetë edhe këndi i shmangies që do të thotë difraksioni do të jetë më i qartë pasi largohen vijat e ndritshme apo te errëta në mes vete.