From Wikipedia, the free encyclopedia
Christine Madeleine Odette Lagarde lindur Lallouette (Paris, 1 janar 1956) është një politikane, biznesmene dhe avokate franceze që shërben si President i Bankës Qendrore Evropiane që nga 1 nëntori 2019. Midis korrikut 2011 dhe shtatorit 2019, ajo shërbeu si Kryetare dhe Drejtore Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).[1]
Christine Lagarde | |
---|---|
President i Bankës Qendrore Evropiane | |
Në detyrë 1 nëntor 2019 – aktiv | |
Paraprirë nga | Mario Draghi |
President i Fondit Monetar Ndërkombëtar | |
Në detyrë 5 korrik 2011 – 30 shtator 2019 | |
Paraprirë nga | Dominique Strauss-Kahn |
Pasuar nga | Kristalina Georgieva |
Ministri i Ekonomisë, Industrisë dhe Punësimit | |
Në detyrë 19 qershor 2007 – 29 qershor 2011 | |
Paraprirë nga | Jean-Louis Borloo |
Pasuar nga | François Baroin |
Ministri i Bujqësisë | |
Në detyrë 18 maj 2007 – 18 qershor 2007 | |
Paraprirë nga | Dominique Bussereau |
Pasuar nga | Michel Barnier |
Ministri i Tregtisë | |
Në detyrë 2 qershor 2005 – 15 maj 2007 | |
Paraprirë nga | Christian Jacob |
Pasuar nga | Hervé Novelli |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1 janar 1956 Paris |
Nënshtetësia | franceze |
Partia politike | Les Républicains |
Punësimi | Politikane Bankiere Avokate |
Nënshkrimi | |
Lagarde më parë mbajti poste të ndryshme të larta ministrore në Qeverinë e Francës: ajo ishte Ministre e Tregtisë (2005–2007), Ministre e Bujqësisë dhe Peshkimit (2007) dhe Ministre e Ekonomisë, Financave dhe Industrisë (2007–2011). Lagarde ishte gruaja e parë që u bë ministre e financave të një ekonomie të G8 dhe është gruaja e parë që kryeson në BQE ashtu edhe në FMN.[2] Një avokate e theksuar e antitrustit dhe punës, Lagarde ishte Kryetarja e parë femër e firmës kryesore ligjore juridike Baker & McKenzie, midis 1999 dhe 2004. Më 16 nëntor 2009, Financial Times e renditi atë si ministren më të mirë të financave në Eurozonë.[3] Në 2019 dhe përsëri në 2020, Forbes e renditi atë në numrin dy në listën e 100 Grave më të Fuqishme në Botë.[4][5][6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.