From Wikipedia, the free encyclopedia
Chilling Adventures of Sabrina është një serial televiziv amerikan i zhanrit supernatyral horror, i zhvilluar nga Roberto Aguirre-Sacasa për Netflix, bazuar në serinë e librave komikë Archie me të njëjtin emër. Seriali është prodhuar nga Warner Bros Television, në bashkëpunim me Berlanti Productions dhe Archie Comics. Aguirre-Sacasa dhe Greg Berlanti shërbejnë si producentë ekzekutivë, së bashku me Sarah Schechter, Jon Goldwater dhe Lee Toland Krieger.
Chilling Adventures of Sabrina | |
---|---|
Gjinia |
|
Bazuar në | Chilling Adventures of Sabrina nga Roberto Aguirre-Sacasa and Robert Hack |
Zhvilluar nga | Roberto Aguirre-Sacasa |
Luajnë |
|
Kompozitori | Adam Taylor |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Gjuha në prodhimin origjinal | Anglisht |
Nr. i sezoneve | 2 (4 pjesë) |
Nr. i episodeve | 36 |
Prodhimi | |
Prodhuesit kryesor |
|
Prodhuesit |
|
Vendodhjet e prodhimit | Vancouver, British Columbia |
Kinematografia |
|
Montazhierët |
|
Kohëzgjatja | 49–63 minuta |
Kompanitë e prodhimit |
|
Transmetimi | |
Programi origjinal | Netflix |
Transmetimi origjinal | tetor 26, 2018 – dhjetor 31, 2020 |
Kronologjia | |
Shfaqje të ngjashme | Riverdale |
Lidhje të jashtme | |
Faqja e rrjetit |
Seriali përqendrohet në personazhin e Archie Comics, Sabrina Spellman, e portretizuar nga Kiernan Shipka, dhe gjithashtu luajnë Ross Lynch, Lucy Davis, Chance Perdomo, Michelle Gomez, Jaz Sinclair, Tati Gabrielle, Adeline Rudolph, Lachlan Watson, Gavin Leatherwood, Richard Coyle, dhe Miranda Otto. Fillimisht në zhvillim, gjatë shtatorit 2017 në CW, seria synohej të ishte një seri shoqëruese e Riverdale; megjithatë, në dhjetor 2017, projekti u zhvendos në Netflix me një porosi direkte në seri, e përbërë nga njëzet episode. Xhirimet u zhvilluan në Vancouver, British Columbia.
Gjysma e parë e sezonit të parë, e përbërë nga dhjetë episode, u publikua më 26 tetor 2018. Seriali mori vlerësime pozitive, ku kritikët vlerësuan performancën e Shipkës, si dhe premisat, pamjet dhe regjinë. Një episod special i Krishtlindjeve u publikua më 14 dhjetor 2018, dhe gjysma e dytë e sezonit të parë u publikua më 5 prill 2019, i përbërë nga nëntë episode. Në dhjetor 2018, Netflix rinovoi serialin për një sezon të dytë të përbërë nga 16 episode, të ndara në dy pjesë të barabarta, nga të cilat tetë episodet e para u publikuan më 24 janar 2020, ndërsa seti i dytë u publikua më 31 dhjetor 2020.
Në korrik 2020, Netflix e anuloi serialin për shkak të pandemisë së COVID-19. Dy kryqëzime me Riverdale ndodhën gjatë sezonit të gjashtë të serisë së fundit, duke siguruar mbylljen e pikave të ngjarjes nga Sabrina. U njoftua gjithashtu vazhdimi i serisë së librave komikë, të titulluar The Occult World of Sabrina.
Chilling Adventures of Sabrina është i vendosur në qytetin imagjinar Greendale. Është një histori e errët që përfshin tmerrin, frikën dhe magjinë. Sabrina Spellman duhet të pajtojë natyrën e saj të dyfishtë si një gjysmë shtrigë, gjysmë e vdekshme, përderisa lufton forcat e liga që e kërcënojnë atë, familjen e saj dhe botën e dritës së diellit ku banojnë njerëzit.[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.