From Wikipedia, the free encyclopedia
Carl Menger (28 shkurt 1840 – 26 shkurt 1921) ishte një ekonomist i famshëm austriak. Menger konsiderohet themeluesi i shkollës Austriake të ekonomisë. Menger zhvilloi teorinë e margjinalizmit (marginal utility), e cila përgënjeshtroi teoritë e vlerës të bazuara mbi koston e prodhimit.
Carl Menger lindi më 28 shkurt 1840.
Menger është i famshëm për teorinë e margjinalizmit (marginal ulility), por ka dhënë edhe kontribute të tjera të rëndësishme në teorinë e çmimeve dhe ishte themelor në të ashtuquajturin Methodenstreit, një diatribë rreth metodës së duhur të shkencës ekonomike - një debat epistemologjik mes metodës shkencore të racionalizmit kritik dhe metodës dialektike të shkollës së Frankfurtit.
Në librin e vet The Origins of Money (Origjina e Parasë), Menger shpjegon se nuk është qeveria që e krijon paranë (si koncept dhe konsensus) por tregu. Individët vendosin se cila është e mira e tregut që mund të përdoret më së miri si një medium shkëmbimi. "Vetë njeriu është fillimi dhe fundi i çdo ekonomie", dhe kështu është edhe në të vendosurit se çfarë duhet për përdoret dhe shkëmbehet si para.[1]
Menger zhvilloi një teori të plotë të institucioneve shoqërore që lindin nga ndërveprimet mes njerëzve, çdonjë me dijen dhe eksperiencat e veta subjektive. Është evoluimi i vetvetishëm i këtyre veprimeve njerëzore që krijojnë institucionet ku individët zbulojnë disa modele sjelljeje që ndihmojnë çdo person të arrijë qëllimet e veta me efiçiencë. Asgjë nuk është aq qendrore për këtë evolucion sa zhvillimi i parasë, që bën të mundur ndarjen e punës dhe kënaqjen e dëshirave dhe nevojave.[2]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.