Bresha
komunë italian From Wikipedia, the free encyclopedia
komunë italian From Wikipedia, the free encyclopedia
Bresha (italisht: [ˈbreʃa] ( të dëgjuar); Lombard: Brèsa, në nivel lokal: [ˈbrɛsɑ] ose [ˈbrɛhɑ]; latinisht: Brixia ) është një qytet dhe komunë në rajonin Lombardia në veri të Italisë. Ajo është e vendosur në rrëzë të Alpeve, pak kilometra nga Liqeni Garda dhe Iseo. Me një popullsi prej 196,480, është qyteti i dytë më i madh në rajon dhe i katërti në veriperëndim të Italisë. Zona urbane e Breshias shtrihet përtej kufijve administrativ të qytetit dhe ka një popullsi prej rreth 672,822 banorësh,[1] ndërsa mbi 1.5 milion njerëz jetojnë në zonën e saj metropolitane.[1] Qyteti është kryeqytet administrativ i Krahinës së Breshias, një nga më të mëdha në Itali, me mbi 1,200,000 banorë.
I themeluar mbi 3,200 vjet më parë, Breshia (në antikitet Brixia) ka qenë njëra nga qendrat më të rëndësishme rajonale edhe para periudhës romake. Qyteti i vjetër ka edhe objekte të periudhës romake,[2][3] si dhe objekte e ndërtesa të shumta publike dhe monumente, në mesin e të cilave edhe monumente mesjetare , katedralen e Vjetër dhe të Re, Sheshin e Rilindjes Piazza della Loggia dhe Sheshin Racionalist Piazza della Vittoria.
Zona monumentale arkeologjike e forumit romak dhe kompleksi i manastireve San Salvatore-Santa Giulia janë bërë pjesë Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s .[4]
Breshia dhe territori i saj do të jenë "Rajoni Europian i Gastronomisë" në përfundim të vitit 2017.[5]
Brescia është seli për konsullatat e mëposhtme:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.