From Wikipedia, the free encyclopedia
Robert James "Bobby" Fischer (9 mars, 1943 – 17 janar, 2008) ishte një shahist Grandmaster amerikan dhe Kampion i njëmbëdhjetë i Botës në Shah. Shumë e konsiderojnë atë si lojtari më i madh i shahut i të gjitha kohërave.[2][3][4]
Bobby Fischer | |
---|---|
Emri i plotë | Robert James Fischer |
Shteti | SHBA |
Lindi më | 9 mars 1943 Chicago, Illinois, SHBA |
Vdiq më | 17 janar 2008 (64 vjet) Reykjavík, Islandë |
Titulli | Grandmaster (1958) |
Kampion Bote | 1972–75 |
Kampin Bote ICCF | 1972-1975 |
Vlerësimi më i lartë | 2785 (Korrik 1972 lista e vlerësimeve të FIDE)[1] |
Renditja më e lartë | Nr.1 (korrik 1971) |
Në moshën 13 vjeçare, Fischer fitoi një "madhështi"[a] e cila u bë e njohur si "Loja e Shekullit".[5] Duke filluar në moshën 14 vjeçare, Fischer luaji në tetë kampionate në Shtetet e Bashkuara, duke i fituar secilën të paktën me një pikë diferencë. Në moshën 15, Fischer-i u bë grandmasteri më i ri deri në atë kohë dhe kandidati më i ri për Kampionatin Botëror. Në moshën 20, Fischer fitoi Kampionatin e Shteteve të Bashkuara 1963–64 me 11/11, rezultati i vetëm i përkryer në historinë e turneut. Vepra e Fischer-it, My 60 Memorable Games (1969), mbetet një vepër e respektuar në literaturën e shahut.[6]
Në vitet 1970 dhe 1971, Fischer "dominoi bashkëkohësit e tij deri në në atë masë sa nuk është parë kurrë më parë ose më pas".[7] Gjatë asaj periudhe ai fitoi Turneun Interzonal 1970 me një diferencë rekord prej 3½-pikë dhe fitoi 20 loja të njëpasnjëshme, përfshirë dy të papara me 6–0, në Ndeshjet e Kandidatëve[b][8]. Në Korrik 1971, ai zyrtarisht u bë lojtari numër-një në renditjen e Federatës Botërore të Shahut (FIDE), duke kaluar gjithsej një periudhë pre 54 muajsh në pozitën e parë.
Në vitin 1972, e fitoi Kampionatin Botëror të Shahut kundrejt Boris Spassky nga Bashkimi Sovjetik që u mbajt në Reykjavík, Islandë, e publikuar si një konfrontim i Luftës së ftohtë e cila tërhoqi më shumë interes botëror interes se çdo kampionat shahu para apo pas.[9] Kjo i mundësi Grandmasterit sovjetik Anatoly Karpov, i cili e kishte fituar ciklin e kualifikimit të Kandidatëve, të bëhet kampion i botës me automatizëm.
Bobby Fischer u lind në Spitalin Michael Reese në Chicago, Illinois, më 9 mars, 1943.[10] Certifikata e tij e lindjes si baba të tij e kishte të shënuar Hans-Gerhardt Fischer, i njohur gjithashtu si Gerardo Liebscher,[11] një bio-fizikan gjerman. Nëna e tij, Regina Wender Fischer, ishte një shtetase e Shteteve të Bashkuara;[12][13] Regina kishte lindur në Zvicër, nga prindër çifutë nga Polonia dhe Rusia.[14] E rritur në St. Louis, Missouri,[10] Regina u bë një mësuese, infermiere e regjistruar, dhe më vonë një mjeke.[15]
Fischer nuk pranoi të luaj në Olimpiadën e Munihut 1958 kur kërkesa e tij për të qenë kryesues i bordit para Samuel Reshevsky u refuzua.[16][17] Disa burime pohojnë se Fischer 15-vjeçari nuk ishte në gjendje të rregulloj një leje nga shkolla e lartë.[18] Fischer më vonë do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara si i pari i bordit në Olimpiadë të shahut me katër lojtarë, duke fituar medalje individuale argjendi një medalje individuale të broznit:[19]
Nga katër Olmpiadat e Shahut për Meshkuj, Fischer kishte rezultat +40−7=18, për 49/65: 75.4%.[25][26] Në vitin 1966, Fischer ngushtë humbi medaljen e artë individual, duke shënuar 88.23% ndaj 88.46% të Kampionit Botëror Tigran Petrosian, edhe pse ai luajti katër ndeshje më shumë se Petrosian, u përball me kundërshtim të ashpër,,[27] dhe do të kishte fituar medaljen e artë në qoftë se ai e kishte pranuar ofertën e barazimit nga Florin Gheorghiu, në vend se ta refuzonte atë që i shkaktoj humbjen e vetme.[28]
Fischer luajti në tetë Kampionate në Shtetet e Bashkuara, duke i fituar të gjitha,[29][30] me të paktën një pikë diferencë.[31] Rezultatet e tij ishin:[29][32][33]
Kampionati i SH.B | Rezultati | Vendi | Diferenca | Përqindja | Mosha |
---|---|---|---|---|---|
1957–58 | 10½/13 (+8−0=5)[34] | First | 1 pikë | 81% | 14 |
1958–59 | 8½/11 (+6−0=5)[35] | First | 1 pikë | 77% | 15 |
1959–60 | 9/11 (+7−0=4)[36] | First | 1 pikë | 82% | 16 |
1960–61 | 9/11 (+7−0=4)[37] | First | 2 pikë | 82% | 17 |
1962–63 | 8/11 (+6−1=4)[38] | First | 1 pikë | 73% | 19 |
1963–64 | 11/11 (+11−0=0)[39] | First | 2½ pikë | 100% | 20 |
1965[40] | 8½/11 (+8−2=1)[41] | First | 1 pikë | 77% | 22 |
1966–67 | 9½/11 (+8−0=3)[42] | First | 2 pikë | 86% | 23 |
Fischer mungoi në Kampionatin 1961–62 (ai ishte duke u përgatitur për 1962 Interzonal), ndërsa në 1964–65 nuk u organizua.[43] Nga tetë Kampionatet e Shahut në SH.B.A., Fischer humbi vetëm tre ndeshje; me Edmar Mednis në turneun 1962–63, dhe në raunde të njëpasnjëshme me Samuel Reshevsky, dhe Robert Byrne në kampionatin e vitit 1965, duke kulminuar në një rezultat të përgjithshëm prej 74/90 (61 fitore, 26 barazime, 3 humbje).[44]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.