BitTorrent (softuer)
From Wikipedia, the free encyclopedia
BitTorrent është një program file sharing (P2P) paisje për shpërndarje te skedarëve e shkruar nga programuesi Bram Cohen.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/39/BitTorrent_logo.svg/220px-BitTorrent_logo.svg.png)
Me BitTorrent, skedarët ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të jene shpërndarë tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinën kërkuese. Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri te pjesët që i mungojnë duke ofruar në të njëjtën kohë ngarkim për pjesët që veç i ka shkarkuar. Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregtimin e skedarëve të mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e zakonshëm, kërkesat e larta çojnë deri te "fytet e pakalueshme" për shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë “farë” (ang. seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më shumë shkarkime se HTTP.