Better Call Saul
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Better Call Saul është një serial televiziv amerikan i krijuar nga Vince Gilligan dhe Peter Gould. Është pasardhësi i serialit të njohur Breaking Bad, që u krijua nga Gilligan në 2008, me të cilin e ndan vazhdimësinë narrative.[1] I vendosur në vitin 2002, Better Call Saul përshkruan ngjarjen e një avokati pak të njohur James Morgan "Jimmy" McGill (Bob Odenkirk), gjashtë vite para paraqitjes së tij në Breaking Bad si Saul Goodman; ngjarjet nga storia origjinale përshkruhen shkurtimisht.[2]
Sezona e parë, që e mbajti premierën në AMC më datën 8 shkurt 2015,[3] përmban 10 epizode. Në qershor 2014, u paralajmërua sezona e dyte me 13 episode, që filloi transmetimin në fillim të vitit 2016.[4] Episoda e parë debutuese mban rekordin për vlerësimin më të lartë të episodeve të para të serialeve në historinë e televizionit kabllor me 4.4 milion shikues të moshës 18–49 dhe 6.9 milion shikues në total.[5]
Në korrik 2012, krijuesi i Breaking Bad, Vince Gilligan dha një gjurmë për një serial tjeter të lidhur në ngjarje me ketë të parin po me temë avokatin Saul Goodman.[6] Në një interviste në korrik 2012 , Gilligan tha se atij i pëlqen idea për një shfaqe me avokat në te cilën avokati kryesorë do të bënte gjithqka për te mbetur jashtë nje salle gjyqesore, përfshirë edhe të ulej dhe të rrinte ne shkallët jashtë gjykatës.[7]
Në prill 2013, seriali u konfirmua të jetë në prodhim e sipër nga Gilligan and Gould; ky i fundit shkroi epizodën e Breaking Bad në të cilen prezantohet ky karakter.[8]
Bob Odenkirk luan personazhin kryesor Saul Goodman, nga i cili rrjedhë edhe emri i serialit. Në janar 2014, u bë e ditur se Jonathan Banks do ta riluante karakterin e tij ne Breaking Bad, Mike Ehrmantraut, si një personazh i rregulltë në serial.[9] Aaron Paul tha se ka mbajtur "kontakt serioz" me Gilligan për ndonjë rol të mundshëm si mysafir,[10] por më pas deklaroi ne gazetën The Huffington Post se një gjë e tillë nuk do të ndodhte.[11] Dean Norris, një tjetër aktor nga Breaking Bad, tha se ai nuk do të paraqitej ne serial, pjesërisht për shkak të angazhimeve të tij në serialin e televizionit CBS, Under the Dome.[12] Anna Gunn gjithashtu permendi "diskutime" me Gilligan për ndonjë rol mysafir të mundshëm.[13]
Michael McKean, i cili më herët ishte paraqitur në Mr.Show dhe The X-Files në episodën "Dreamland" e shkruar nga Vince Gilligan, ka pranuar rolin e vëllait të Saul-it, me emrin Chuck.[14] Në listën e aktorëve janë edhe Patrick Fabian si Howard Hamlin, Rhea Seehorn si Kim Wexler, and Michael Mando si Ignacio "Nacho" Varga.[15]
Në korrik 2013, seriali ende ishte në pritje të "dritë së gjelbër". Netflix ishte njëri nga distributorët e shumtë të interesuar, por përfundimisht një marrëveshje u arrit ne mes te AMC dhe krijuesit të Breaking Bad ,kompanisë të produksionit Sony Pictures Television.[16] Gilligan dhe Gould jane bashkë-drejtues të serialit dhe Gilligan ka drejtuar epizoden debutuese.[4] Ish skenaristët e Breaking Bad, Thomas Schnauz and Gennifer Hutchison iu bashkuan stafit të skenaristëve, me Schnauz si producent ekzekutiv dhe Hutchison si producent mbikqyrës.[17] Gjithashtu në ketë staf bën pjesë edhe Bradley Paul dhe Gordon Smith që ishin asistent skenarist në Breaking Bad.[4]
Gjatë krijimit të serialit, producentët konsideronin ta shfaqnin si nje komedi gjysmë-orëshe,[8] por ne fund vendosën për formatin një orësh të nje drame.[7] Në tetorë 2014, Odenkirkt tha se ngjarja është "85 përqind dramë dhe 15 përqing komedi."[18]
Kur filluan gjirimet me 2 qershorë 2014,[19] Gilligan shfaqi shqetësime në lidhje me ndonjë zhgëjim të mundshëm nga pritjet e audiences për rrjedhimet e ngjarjeve.[20][21]
Më 19 qershorë 2014, AMC deklaroi se është dakorduar për një sezonë të dytë me 13 epizode, kurse e para do të ketë 10 që do të fillojnë me vonesë në fillim të vitit 2015.[4] Trailer i parë u shfaq në AMC më datën 10 gusht 2014, dhe u konfirmua se premiera do te jetë më 15 Shkrut 2015.[22] Në Nentorë 2014, AMC tregoi se seriali do të ketë premiere për dy netë; epizoda e parë do të shfaqej të dielën, më 8 shkurt, 2015, në oren 22:00 (ET), dhe pastaj do të zhvendosej ne orarin e vet të rregullt, të nesërmen, duke u shfaqur të Hënave në orën 10:00 të mbrëmjes.[3] Gilligan konfirmoj se do të ketë paraqitje te karaktereve mysafirë nga seriali Breaking Bad , por ngurroi të tregonte se cilët do të jenë ata.[23]
Sikurse seriali paraardhës, Better Call Saul gjirohet në Albuquerque, New Mexico.[24]
Nr. i epizodës |
Nr. i sezonës | Titulli | Regjia nga | Shkruar nga | Data e shfaqejes | Shikues në SHBA
(milione) |
---|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.