![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/ce/Sarantaporo.png/640px-Sarantaporo.png&w=640&q=50)
Beteja e Sarantaporo
From Wikipedia, the free encyclopedia
Beteja e Sarantaporo (e transliteruar ndryshe si Sarantaporon ose Sarandaporon, greqisht: Μάχη του Σαρανταπόρου, turqisht: Sarantaporo Muharebesi), u zhvillua më 9–10 tetor, 1912. Ishte beteja e parë e madhe që u zhvillua midis forcave greke nën princin e kurorës Konstantin dhe forcat osmane, nën gjeneralin shqiptar Hasan Tahsin Pasha gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Beteja filloi kur ushtria greke sulmoi vijën mbrojtëse osmane në qafën e Sarantaporos, që lidhte Thesalinë me Maqedoninë qendrore.
Beteja e Sarantaporo | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftës së Parë Ballkanike | |||||||
![]() Harta e betejës. | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
![]() |
![]() | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Princi i Kurorës Konstantin | Gjeneral Hasan Tahsin Pasha | ||||||
Njesitë e përfshira | |||||||
Ushtria e Thesalisë
|
Korpusi VIII
| ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
5 divizione | 2 divizione | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
182 të vrarë 1,000 të plagosur |
500 të vrarë 1000 të plagosur 701 robër lufte 22–25 copë artilerie fushore | ||||||
Pavarësisht se u perceptua si e pathyeshme nga mbrojtësit e saj, trupi kryesor i forcave greke arriti të avanconte thellë brenda qafes, ndërsa njësitë ndihmëse depërtuan në krahët osmanë. Osmanët braktisën linjën e tyre mbrojtëse gjatë natës, nga frika e rrethimit. Fitorja greke në Sarantaporo hapi rrugën për marrjen e Servisë dhe Kozhanit.