Beteja e Koshares
From Wikipedia, the free encyclopedia
Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së). Beteja u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë Bombardimit të RF Jugosllavisë nga NATO. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Forcat ajrore të NATO-s. Është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet e Luftës së Kosovës.
Beteja e Koshares | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftës së Kosovës | |||||||
Baza Ushtarake Serbe "Karaulla" në Koshare, e shkatërruar gjatë Luftës së Kosovës | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
| |||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Agim Ramadani Sali Çeku Anton Quni Rrustem Berisha Hisen Berisha Wesley Clark |
Nebojsha Pavkoviç Dragutin Dimçevski Vidoje Kovaçeviç Dushko Slivançanin Dragan Zhivanoviç Ljubinko Gjurkoviç | ||||||
Njesitë e përfshira | |||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
136 luftëtarë (në fillim) Artileri dhe Tanke nga Ushtria e Shqipërisë Avionë AmerikanëB-52 dhe A-10 |
300 ushtarë (në fillim)
| ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
|
|
Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë. Beteja e Koshares zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së Kosovës.
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.