Agim Ramadani
shkrimtar shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën "KATANA", ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe komandant i Zonës së Koshares. Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në fshatin Koshare të Komunës së Gjakovës gjatë një luftimi ballë për ballë me forcat serbe. Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998, ai zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake kundër forcave serbe përreth kufirit Kosovë–Shqipëri dhe ai gjithashtu mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies heroike të tij. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Agim Ramadani | |
---|---|
"Mu shterrshin syt nëse pushoj Lirin tënde me ëndërrue, mallkue qoftë gjaku im nëse më vrasin pa luftue" | |
Pseudonimi/et | "KATANA" |
Lindur më | 3 Maj 1963 Zhegër, Komuna e Gjilanit, Kosovë |
Vdekur më | 11 Prill 1999 Koshare, Komuna e Gjakovës, Kosovë |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1998 – 1999 |
Grada | Komandant Brigade |
Njësia | Brigada 138 |
Në komandë | Zona Operative e Dukagjinit, (Koshare, rajoni i Gjakovës, Kosovë) |
Betejat/luftrat | Lufta e Kosovës
|
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |