Begollët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Begollët ose Oxhaku i Begollit (osmanisht, beg-oğlu - 'i biri i beut') kanë qenë oxhaku më i famshëm shqiptar në viset e Kosovës gjatë sundimit të Perandorisë Osmane,[1] anëtarët e së cilës qenë shpeshherë sanxhakbejlerët e sanxhakut të Dukagjin-Shkodër me selinë herë në Prizren e herë në Pejë, kurse në Shkodër[2] kishin myteselim si mëkëmbës të tyre.[3]