Bashkitë e Shqipërisë
artikull-listë e Wikimedias / From Wikipedia, the free encyclopedia
Sipas ligjit të reformave të miratuar në vitin 2014,[1] shumica e bashkive të zhdukura tani janë njësi administrative dhe mund të jenë gjithashtu qytete, fshatra ose lagje.[2] Numri i bashkive është zvogëluar nga 65 në 61. Bashkitë sipas këtij ligji, paraqiten me nivelin e dytë të ndarjes territoriale në Shqipëri. Që nga viti 2015, bashkitë janë ndarë në dy lloje: bashkitë me karakter urban dhe ato me karakter rural të njohura si komuna.
Bashkitë si të tilla, në vete përmbajnë së paku dy njësi administrative. Njësitë administrative, varësisht nga dendësia e popullsisë dhe shtrirja gjeografike mund të përmbajnë në vete një ose më shumë qytete, fshatra ose lagje dhe paraqesin nivelin e tretë dhe të fundit të qeverisjes lokale në Shqipëri.