Bashki në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Pukës |
---|
Bashkia Pukë[1] është një bashki në Rrethin e Shkodrës në Shqipëri. Puka është vendbanim i lashtë. Robert Elsie thotë: "Termi Puka paraqitet si Epicaria i shënuar nga shkrimtari greko-roman , Ptolemei rreth vitit 150 të erës së re. Puka shfaqet edhe në latinisht si Ad Piccaria , 100 vjet më vonë , në Tabula Peutingeriana. Ndërsa në dokumentet Osmane përmendët në dokument në vitin 1583 e shënuar si Puka." Ky vendbanim u njoh për shkak të rrugës së madhe e cila kalonte aty ku ndodhet xhami e vjetër e Kodër hanit , Pukë. Vendasit u njohen me besimin islam pas vitit 1495 kjo për shkak të rrugës që përdorej masivish nga; Shkodranët , Gjakovarët etj. Në vitin 1571 shfaqet një timarli (përson që kishte tokë në përdorim) i quajtur Sulejman, i biri i Ilhanit i cili ishte ushtar në kështjellen e Dukagjinit (Pukë), po ashtu ai kishte në shfrytëzim Komanin dhe Dobranin. Pas 20 vitesh prej familjes Dizdari shfaqen edhe dy breza mysliman: Ali Mustaf Dizdari dhe Mustaf Dizdarit . Edhe prej shtëpis së zontnive shfaqet mysliman Ali Aga i parë.[2] Në vitin 1485 Puka përfshihet në Sanxhakun e Shkodrës e cila përbëhej nga 4 kaza të cilat ishin:
Sipas të dhënave në vendin ku ndodhet xhamia e Kodër Hanit ishte qendra e Dukagjinit , pra Puka kjo e cituar tek Muhimme defterit Osman. Në vitin 1888 Sanxhaku i Shkodrës kishte një konfigurim tjetër ku bënin pjesë këto Kaza:[3]
Qendra dhe godina e Kazasë së Pukës në Kodër Hani. Aty u vendosen zyrtarët e Perandorisë Osmane. Po aty u ndërtua Kajmekami , Xhamia e Kodër Hanit [4], Myftinia Pukë , Imarati, Hanet etj. Mësohet se në Kajmekamin e Pukës shërbenin 100 asker (ushtar) dhe rreth e rrotull ka pas deri ne 12 topa.
Gjatë mbreti Zog u hodhen themelet e qytetit të Pukës për të ardhur nga kohen e komunizmit me ndërtimin e qytet ku ndodhet sot.
Bashkia Pukë |
---|
Puka · Pukë Fshat · Lajthizë |
redaktoni kutinë |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.