Bartolomeo Pineli
piktor italian (1781–1835) / From Wikipedia, the free encyclopedia
Bartolomeo Pinelli, (20 nëntor 1781 - 1 prill, 1835), ishte grafist, piktor dhe skulptor italian, ndërmjet krijimeve të të cilit përfshihet edhe punimi në akuarel i një kostumi shqiptar.
Artist grafik jashtëzakonisht prodhimtar, së fundi është vlerësuar se ka prodhuar rreth katër mijë gravura dhe dhjetë mijë vizatime[1]. Në stampat e tij ka ilustruar kostumet e popujve italikë, kryeveprat e mëdha të letërsisë: Eneidën e Virgjilit, Komedinë Hyjnore të Dante Alighierit, Jeruzalemin e çliruar të Torquato Tasso-s, Orlando furioso të Ariostos, Don Kishotin e Mançës të Miguel de Cervantesit, i Promessi sposi, të Manzonit dhe subjeke të historisë romake, greke, napoleonike etj. Tema përgjithësisht më e shpeshtë është Roma, banorët e saj, monumentet, qyteti antik dhe ai bashkëkohor.[2] Ndër nxënësit e tij më të njohur ka qenë edhe portretisti i njohur gorician Giuseppe Tominz. Vepra e tij ilustruese zotëron, veç vlerës artistike, një domethënie të rëndësishme dokumentuese për etnografinë e Romës, të Italisë dhe të Zvicrës[3].