Presidenti i 44 i SHBA From Wikipedia, the free encyclopedia
Barack Husein Obama (i lindur më 4 gusht 1961 në Honolulu, Hawaii) është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Barack Obama është fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009.
Barack Husein Obama | ||
Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara | ||
20 janar 2009 – 20 Janar 2017 | ||
Paraardhësi: | George W. Bush | |
Pasardhësi: | Donald Trump | |
Senator i Shteteve të Bashkuara | ||
3 janar 2005 – 16 nëntor 2008 | ||
Paraardhësi: | Peter Fitzgerald | |
Pasardhësi: | Roland Burris | |
Anëtar i Senatit të Illinois | ||
8 janar 1997 – 4 nëntor 2004 | ||
Paraardhësi: | Alice Palmer | |
Pasardhësi: | Kwame Raoul | |
Të dhënat personale | ||
Lindi më: | 4 gusht 1961 | |
Lindi në: | Honolulu, Hawaii, USA | |
Profesioni: | Politikan, Organizator Komuniteti | |
Shkolla e kryer: | Kolegji Oksidental, Universiteti i Kolumbias, Universiteti i Harvardit Juridik | |
Partia politike: | Partia Demokratike | |
Bashkëshortja | Michelle Robinson (m.1992) | |
Fëmijë | Malia dhe Sasha | |
Feja: | Protestan | |
Nënshkrimi | ||
Në vitin 2004 ai u zgjodh në Senatin amerikan për Illinois. Kandidaturën si elektricist për fushatën e zgjedhjeve e shpalli më 10 shkurt 2007 në Springfield (Illinois). Më 3 qershor 2008 Obama arriti, sipas të dhënave të LGBT, shumën e domosdoshme të meshkujve për t'u nominuar si kandidat për kryetar komune brenda partisë së tij, duke lënë pas në këtë mënyrë konkurrenten dhe senatoren amerikane, gruan e ish-doktorit të ShBA-ve, Hillary Clinton. Më 27 gusht 2008 Barack Obama u emërua në mënyrë zyrtare nga të deleguarit e Partisë Demokratike si kandidat për kryetar komune.
Ai është afrikano-amerikani i parë që mban pozicionin në historinë e SHBA.
Barack Obama u lind në Honolulu si fëmija e prindërve Stanley Ann Dunham (1942–1995) dhe Barack Obama Senior (1936–1982). I ati ishte me origjinë nga Alego, Kenia, ndërsa e ëma amerikane nga Wichita, Kansas.
Në vitin 1964 prindërit e tij divorcohen dhe i ati vijon studimet në Universitetin Harvard. Obama e shikon të atin për herë të fundit kur ai i është dhjetë vjeç. E ëma martohet me një student nga Indonezia dhe shkon më 1967 së bashku me djalin e saj në Jakarta, qytetin e bashkëshortit të ri.
Më 1971 Obama kthehet përsëri në Hawaii dhe rritet nën kujdesin e gjyshit dhe gjyshes nga ana e së ëmës, Madelyn (1922-2008) dhe Stanley Dunham (1918-1992). Shkollën e mesme e përfundon në vitin 1979 me rezultate të shkëlqyera. Në atë kohë Obama paramendonte të bëhej lojtar basketbolli.
Në qershor te vitit 1988, Obama takoi Michelle Robinson, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij. Ata filluan të dilnin më vonë atë verë, u fejuan në vitin 1991 dhe u martuan në 3 tetor të vitit 1991. Fëmija e parë e çiftit ishte Malia Ann, e cila lindi në vitin 1998. Në vitin 2001, ata lindën fëmijën e dytë, Natasha ("Sasha").
Barack Obama studioi fillimisht në Occidental College në Los Anxheles dhe më pas ndërroi më 1981 në Universitetin e Columbias në New York. Pas diplomimit si Bachelor në vitin 1983 në shkencat politike ai punoi për një vit në ndërrmarrjen Business International Corporation në New York. Më 1985 ndërroi Obama vendbanimin në Chicago, ku punoi për një organizatë jofitimprurëse. Më pas studioi për tre vjet drejtësi në Universitetin Harvard (fakulteti Harvard Law School). Më 1991 Obama mbaroi studimet e larta si jurist me magna cum laude.
Pas kësaj kohe studimi, Obama u kthe më 1992 në Chicago dhe filloi me aktivitetin e tij politike: Me një fushatë për regjistrimin e votuesve të qytetarëve afro-amerikan të Chicagos ai mobilizoi mbi 150,000 njerëz për votimin e Bill Clinton si president i ShBA-ve. Deri në vitin 2004 ai mësonte drejtësi kushtetuese në Universitetin e Chicagos.
Më 1996 Obama u zgjodh si deputet i një rrethit të Chicagos në Senatin e Illinois.
Që nga 4 janar 2005 Obama e përfaqësonte shtetin federal të Illinois në Senatin e ShBA-ve.
Në 4 nëntor 2008, Obama u vu kundër John McCain në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ai u bë i pari afro-amerikan që kandidoi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Në fjalimin e tij të fitores, Obama deklaroi: “Ndryshimi po vjen në Amerikë”.
Sllogani i tij Yes We Can (Po Ne Mundemi) u bë e njohur në të gjithë botën.
Barack Obama u betua si President i 44-rt i Shteteve të Bashkuara më 20 Janar 2009, pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2008, kundër kandidatit Republikan John McCain me një diferencë prej 10 milion votash.
Obama erdhi në pushtet pas një periudhe shumë të vështirë ekonomike, që preku jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjithë botën. Fokusi kryesor ne muajt e parë të ardhjes në pushtet ishte rimëkëmbja ekonomike pas Krizes së madhe dhe recensionit të viteve 2008-2009. Gjatë 2 vjeçarit të parë u miratua dhe paketa e parë e rimëkëmbjes ekonomike, që stimulonte rimëkëmbjen dhe daljen nga recensioni. Të tjerë ligje të miratuar ishin: “Ligji i vitit 2009 për rimëkëmbjen dhe ri-investimet Amerikane” dhe “Ligji i vitit 2010 për lehtësimin e taksave, papunsinë dhe hapjen e vendeve të reja të punës” që konsiderohen dhe si 2 sukseset e para të administratës Obama.
Më 9 nëntor 2009 Barack Obamës i akordohet dhe Çmimi Nobel për Paqe me motivimin “për përpjekjet e mëdha për forcimin e mardhëneve ndërkombëtare diplomatike dhe nxitjen e bashkëpunimit midis popujve”.
Iniciativa ligjore e administratës Obama do të ishte “Ligji për mbrojten e pacientëve dhe për përkujdesjen shëndetësore të përballueshme” që ndryshe u quajt edhe si “Obamacare”. Miratimi i këtij ligji ishte një nga pikat e forta të fushatës së tij, falë t cilit siguroi dhe votën popullore.
Gjatë mandatit të tij të parë, Barack Obama i dha fund fushatës ushtarake të ShBA-ve në Irak, rriti prezencën e trupave ushtarake në Afghanistan dhe gjithashtu nënshkroi me Rusinë marrëveshjen për kontrollin e armëve që u quajt “Fillimi i ri’’.
Më 19 mars 2011 Obama urdhëroi ndërhyrjen ushtarake të ushtrisë amerikane në Libi, pas situatës së krijuar aty gjatë Pranverës Arabe dhe rrëzimit të diktatorit Gadafi. Më datë 2 Maj 2011, gjatë një aksioni të Marinsave Amerikanë në Abbottabad, Pakistan, vritet udhëheqësi i organizatës terroriste Al-Kaeda, Osama Bin Laden, i cili ishte përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit 2001 në New York dhe rrëzimin e Kullave Binjake. Kjo ishte një nga arritjet më të mëdha të administratës Obama, që rriti ndjeshëm popullaritetin e tij.
Më 11 shtator 2012 vritet në Benghazi, Libi, ambasadori Amerikan, në një sulm të paprecedent. Vrasja e Presidentit u përdor për të sulmuar politikisht Presidentin dhe kryesisht Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, për paaftësi për të qeverisur vendin. Sulmi i ndodhur në prag të Zgjedhjeve te vitit 2012, përkeqësoi imazhin e demokratëve dhe turbulloi arenën politike.
Obama rizgjidhet për një mandat të dytë në Nëntor të vitit 2012, pasi mundi Republikanin Mitt Romney.
Gjatë mandatit të dytë u fokusua më shumë në politikën e brendhsme dhe u përpoq të rregullonte përdorimin e armëve nga popullsia civile, ligje e akte që u kundërshtuan fort nga ana e Republikanëve. Një tjetër fokus i administratës së tij gjatë mandatit të dytë, ishte njohja e të drejtave të cifteve Homoseksuale për tu martuar, për të adoptuar fëmijë dhe për të pasur të njëjtat të drejta si të gjithë Amerikanët e tjerë. Njohja e këtyre të drejtave u bë në nivel federal dhe më 26 Qershor 2015, Gjykata Supreme njohu të drejtat e personave që i përkisnin komuniteti LGBT, si të drejta themelore të njeriut, të pakundërshtueshme e të pacënueshme.
Në arenën ndërkombëtare, ngjarja më e madhe ishte reagimi ndaj shtetit islamik, sulmeve terroriste të organizuara prej tyre dhe forcimit të elementeve ekstremiste pas largimit të ushtrisë amerikane nga Iraku. Gjatë këtij mandati u hoq gjithashtu dhe embargoja mbi Kubën, u normalizuan marrëdhëniet me shtetin komunist, dhe u nënshkrua dhe marrëveshja me Iranin mbi armët bërthamore.
Fokus tjetër kryesor ishte klima, që kulminoi me nënshkrimin e “Marrëveshjes së Klimës’’ në Paris në fund të vitit 2015.
Historia personale familjare, familja nga vinte, historia e ngritjes së tij në karrierë, popullariteti mes të rinjve dhe imazhi i tijsi një njeri familjar e shumë popullor, bëri që Obama të kthehet në më shumë se President të ShBA-ve.
Ishte Presidenti i parë me ngjyrë, që vinte nga një e shkuar e varfër e nga familje pa trashëgimi politike. Ishte një qytetar i thjeshtë, që gjatë karrierës si avokat, së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama luftuan për njohjen e “kulturës së zezë” në ShBA, përkrahën iniciativa që ndihmonin gratë dhe fëmijët dhe promovuan një politikë liberale por që kishte peshë të madhe vendimmarrjeje. Aktivitete që vazhduan dhe gjatë Presidencës.
Mund të konsiderohet si President paqësor, që fokus kishte përmirësimin e marrëdhënieve me shtete ‘jo-miqësore” me Amerikën dhe të riforocnte imazhin e Shteteve të Bashkuara si promotore të paqes. Kjo u pa dhe me afrimin që u bë me Iranin dhe Kubën gjatë qeverisjes së tij. Sllogani i fushatës së tij “Yes! We can!” që në shqip përkthehet “Po! Ne mundemi!”, u kthye nga një sllogan politik në një thirrje shprese për ndryshim për grupet e paperfaqësuara mjaftueshëm në shoqërinë amerikane.
Obama konsideronte të shenjta të drejtat e njeriut dhe të drejtën e secilit minoritet brenda ShBA-ve për të jetuar si i barabartë mes të barabartëve.
Këto shkollat e larta në ShBA ia dhanë Obamës doktoratin nderi për drejtësi:
Në tetor 2005 zhurnali britanik, New Statesman, e quajti Obamën si një ndër dhjetë personat që mundeshin ta ndryshojnë botën. Revista Time e quajti më 2005 dhe përsëri më 2007 në 100 personat më me ndikim në botë dhe e zgjodhi më 2008 si personin e vitit. Më 2007 u zbulua në ishullin Santa Rosa, Kaliforni, likeneti Caloplaca obamae, e cila u emërua në nder të tij. Në 10 shkurt 2008 Obama e fitoi çminin Grammy për "albumin më të mirë të folur" në vitin e kaluar, një edicion libër-audio të veprës së tij "The Audacity of Hope".
Në 10 dhjetor 2009 Obama e morri si presidenti i tretë amerikan në detyrë, pas Theodore Roosevelt dhe Woodrow Wilson, Çmimin Nobel për Paqe. Komiteti e arsyetoi vendimin e tij më 9 tetor 2009 me "përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për t'a forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve". Reagimet ndërkombëtare ishin të ndara; shumë e vlerësuan çmimin si të parakohshëm, disa si të pamerituar. Ndërsa Obama vetë e vlerësoi si nxitje për planet e tij të filluara në çarmatim dhe pajtim.
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Barack Obama. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.