Banka e Anglisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bank of England (zyrtarisht Governor and Company of the Bank of England) (shqip: Guvernatori dhe Kompania e Bankës së Anglië, ose Banka e Anglisë) është një institucion shtetëror[2] dhe banka qendrore e Britanisë së Madhe. Shumë banka qendrore të mëdha në botë janë bazuar në modelin e Bankës së Anglisë. Prej vitit 1946 ajo ka qenë institucion shtetëror.[3] U themelua më 1694 për të vepruar si banka e qeverisë së Mbretërisë së Anglisë, dhe edhe dot shërben si banka e qeverisë britanike. Banka zotëron një monopol[4] në shtypjen e kartëmonedhave në Angli dhe Uells, megjithëse jo në Skoci ose Irlandë veriore. Komitetit të Politikave Monetare të Bankës i është dorëzuar përgjegjësia (ndonjëherë e quajtur pavarësi) për menagjimin e politikave monetare të vendit. Thesari ka fuqi të rezervuara t'i japë urdhëra komitetit "nëse janë të nevojshme për interes publik dhe në rrethana ekstreme ekonomike" por urdhërat e tilla duhet të pranohen nga parlamenti brenda 28 ditëve [5]
Zyra qendrore | Threadneedle Street, Londër, Angli, Britania e Madhe |
---|---|
Koordinatat | 51.5142°N 0.0885°W / 51.5142; -0.0885 |
Themeluar | 27 korrik 1694 (27 korrik 1694) |
Prona | 100% pronë e shtetit[1] |
Guvernator | Andrew Bailey |
Bankë qendrore e | Mbretërisë së Bashkuar |
Valuta | Paund sterlina GBP (ISO 4217) |
Rezervat | 101 590 milionë USD |
Norma e bankës | 0.1% |
Faqja zyrtare | www |
Qendra e bankës ndodhet në distriktin kryesor financiar të Londrës, Qytetin e Londrës, në Threadneedle Street, prej vitit 1734. Shpesh njihet me metonimin The Old Lady of Threadneedle Street (Zonja e vjetër e Threadneedle Street) ose thjesht The Old Lady (Zonja e Vjetër). Governatori i Bankës së Anglisë momentalisht është Mervyn King, i cili mori përsipër më 30 qershor 2003 nga Sir Edward George. Përveç zyrave në Londër, Banka e Anglisë ka zyra sekondare në King Street në Leeds.