From Wikipedia, the free encyclopedia
Baleti është ajo gjini artistike e cila i shpreh ndjesitë e saj përmes lëvizjeve të shoqëruara me muzikë,shfaqje skeniko-muzikore e trupës vallëzuese. Kjo shfaqje përcillet me skenografi dhe me kostume adekuate. Baza dramaturgjike është libretoja në bazë të së cilës edhe kompozohet përcjellja muzikore e cila në raste të rralla ka këndim apo fjalë të folura.[1]
Baleti është një nga artet dramatike. Baleti e ka vallëzimin dhe lëvizjet skenike si formë shprehëse të krijimit.
Në Shqipëri për sa i përket baletit përpjekjet e para u bënë me tablotë koreografike dhe duke vënë në skenë pjesë të huaja klasike. Më 1956, trupa e baletit u përforcua me profesionistë dhe nisën të vihen në skenë baletë të zhanreve të ndryshme duke ngritur nivelin artistik. Në reporterin e Teatrit të Operas dhe të Baletit u vunë në skenë balete të zhanrit klasik: “Romeo dhe Zhuljeta”, “Paganini” etj. Një etapë e re nisi me krijimin dhe vënien në skenë të veprave nga autorë shqiptarë. Kështu lindi baleti kombëtar me vepra si “Halili dhe Hajria”, “Shote Azem Galica”, “Delina” etj. Shkolla shqiptare e baletit ka nxjerrë gjatë viteve nxënës që kanë spikatur jashtë vendit edhe pas viteve ‘90.
Baleti në Kosovë është formuar në vitin 1972 në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Njëzet e shtatë balerinët e parë të Trupës së Baletit të Kosovës mbaruan shkollën e baletit në Shkup, Maqedoni. Që nga viti 1972 deri në vitin 1990 ata me sukses u prezantuan para publikut deri në largimin nga forcat serbe në vitin 1990. Pas luftës në Kosovë, dhe pas afro dhjetë vitesh të mosfunksionimit të Trupës së Baletit në Kosovë, hapet shkolla e parë e Baletit, në vitin 2000. Iniciativa për hapjen e kësaj shkolle u morë nga Ahmet Brahimaj, ish balerin në Trupën e Baletit të Kosovës dhe njëkohësisht drejtor i kësaj trupe. Kjo shkollë nxorri gjeneratat e para të balerinëve të cilët tani me sukses arrinë të performojnë para publikut në Kosovë dhe në rajon.
Balerinët më të mirë shqipëtarë të viteve 1955–1995 janë Agron Aliaj (gjithashtu koreograf), Zoica Haxho, Ganimet Vendresha, Petrit Vorpsi (gjithashtu koreograf), Mukades Erabara, Pëllumb Agalliu, Miltiadh Papa, Hajdar Shtuni, Tatjana Sulejmani, Ilir Kerni, Ludmill Cakalli, Lindita Ahmataj, Leonard Xhokaxhiu.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.