![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/92/Audi-Logo_2016.svg/langsq-640px-Audi-Logo_2016.svg.png&w=640&q=50)
Audi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Audi[2][3] është një kompani e cila merret me prodhimin, projektimin dhe ndërtimin e automjeteve dhe motoçikletave. Kjo kompani ka shtrirje në të gjithë botën, por selinë e ka në Ingolstadt të Gjermanisë.
![]() | |
Lloji | Publike |
---|---|
Predecessor | NSU Motorenwerke ![]() |
Themeluar në | Zwickau, Gjermani (16 korrik 1909 (1909-07-16)) |
Themeluesi | August Horch |
Zyrat qendrore | |
Zona e shërbimit | Botërore |
Operating income | 5.400.000.000 Euro (2019) ![]() |
Total assets | ![]() |
Owner | Volkswagen Group |
Numri i punëtorëve | 46,372 (2009)[1] |
Faqja e internetit | audi |
Emrin Audi e mori nga krijuesi i kompanisë, inxhinjeri August Horch. “Horch” përkthehet dëgjo, fjalë e cila në gjuhën latine përkthehet Audi. Katër rrathët që përbëjnë logon e Audit përfaqësojnë katër kompanitë e automjeteve që u bashkuan për të krijuar një kompani të vetme, e cila sot njihet me emrin e plotë Audi AG.
Moto e Audit është Vorsprung durch Technik që do të thotë "përparim permes teknologjise".[4] Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara te Amerikës ky slogan është ndryshuar dhe është bërë Truth in Engineering, që do të thotë "e verteta ne inxhinieri". Audi është pjesë e German Big 3, si një nga tre kompanitë e mëdhaja gjermane të prodhimit të makinave luksoze, sëbashku me BMW dhe Mercedes-Benz.[5]