From Wikipedia, the free encyclopedia
Astrologjia është fusha që studion ndikimin e trupave qiellorë në jetën që zhvillohet në planetin Tokë, veçanërisht ndikimin e planetëve të sistemit tonë diellor.
Në botë ka disa astrologji: astrologjia perëndimore, indiane (siderale), kineze, etj. Në astrologjinë perëndimore, e cila është më e përdorura në Shqipëri dhe Perëndim, shenjat zodiakale ndahen në 12 me nga 30 gradë secila. Zodiaku tropikal bazohet tek ekuinokset dhe solsticet dhe jo tek yjesitë. Këto të fundit thjesht u kanë dhënë emrat shenjave, të cilat nuk janë tjetër veçse ndarje të qiellit në 12 pjesë të barabarta. Në astrologjinë perëndimore studiohet ndikimi i Diellit, Hënës, planetet e sistemit tonë diellor, dhe jo yjet e largët. Përveç këtyre studiohen katër pikat kryesore të hartës që janë Ashendenti (shenja në ngritje), Deshendenti (shenja në Zbritje), Mesqiellori dhe Fundqiellori, si edhe 12 shtëpitë e horoskopit. Të gjitha këto përshkruajnë atë që quhet hartë qiellore. Astrologjia ka edhe degët e saj: astro-mjekësia, sinastria, tranzitet planetare dhe revolucioni diellor etj. Interpretimi i hartës qiellore të lindjes quhet astrografi, ndërsa parashikimet në bazë të hartës horoskop.. [1]
Historia e astrologjisë nis në Mesopotami, rreth 5000 vjet përpara. Planetët e njohur të asaj kohe marrin emrat e hyjnive babilonase dhe qielli u nda në 12 pjesë. Pasi grekët pushtuan Babiloninë në shek.IV pr.e.s me Aleksandrin e Madh, astrologjia u fut në Aleksandrinë e Egjipit, tashmë të helenizuar, dhe u zhvillua aty maksimalisht nga astrologët grekë, ku më të njohur ishin Hiparku dhe Klaud Ptolemeu. [2]Tetrabiblos mbahet si vepra më e rëndësishme antike e astrologjisë perëndimore, e shkruar nga Ptolemeu. Ashtu si babilonasit, edhe grekët u dhanë planetëve emrat e mitologjisë apo fesë së tyre pagane. Venusi, që më përpara te grekët njihej si Eosforos (sjellës i agimit) dhe në mbrëmjë Hesperus (ylli i mbrëmjes), mori emrin Afrodite, sepse ndikimi i tij lidhej me dashurinë e bukurinë, ashtu si vetë perëndesha që i dha emrin. Kështu u bë dhe me planetët e tjerë. Pas pushtimit romak të Egjiptit dhe Greqisë, astrologjia kaloi në Itali dhe planetët morën emra latinë, që ia trashëguan edhe pjesës tjetër të Evropës. Ditët e javës u emërtuan sipas trupave qiellorë të sistemit tonë diellorë, që në atë kohë ishin vetëm shtatë të njohur. Astrologjia u ndalua në mesjetë nga kisha dhe u ruajt nga arabët të cilët e zhvilluan më tej. Ajo u rifut përsëri në Europë nëpërmjet Spanjës dhe ka qenë edhe pjesë e universiteteve europiane. U përdor gjithashtu nga Isak Njutoni dhe shkencëtarët të tjerë. Duke u përzier me fallin nga njerëzit e rëndomtë, ajo mori famë për keq dhe në shekullin XVIII u përjashtua nga shkenca. Në kohët moderne, autorë të ndryshëm janë përpjekur ta paraqesin atë si shkencë duke e ndarë nga metodat e tjera të parashikimit, dhe sot ajo studiohet në Fakultetin e Studimeve Astrologjike në Londër i cili është hapur për herë në parë në 1948. [3]
Në Shqipëri, astrologët më të njohur që kanë dhënë një kontribut të veçantë qoftë në median vizive apo të shkruar janë Meri Shehu, Nikolas Herceku, Liza Gjika, Jorgo Pulla, Jofiel Koço, Meri Gjini, Hysgen Dauti, etj.
Astrologjia është gjuha e qiellit e cila interpretohet me anë të simboleve. Ajo jo vetëm që na flet për veten tonë, por na bën të komunikojmë me njëri-tjetrin, dhe akoma më mirë të kuptohemi. Një fillestar në astrologji duhet në fillim të mësojë alfabetin e saj (glifet), zgjedhimet e saj (aspektet), pastaj fillon të ndërtojë fjalitë e tij të para (interpretimi), në vazhdim mund të pasurojë fjalorin e tij (shtimin e pikave fiktive për shembull) dhe të perfeksionojë gramatikën (përdorimi i aspekteve dytësore, përcaktimi i dominuesve etj…)
Astrolgjia sigurisht që është edhe shkencë. Ajo përputhet me disa teorema ekzakte (llogaritja e pikave imagjinare, gradët), mbështetet mbi studimin e mekanizmave natyrorë (tranzitet planetare) dhe për më tepër frymëzohet gjithmonë nga natyra për të vendousur bazat e saj të punës (analogjia midis natyrës së planetëve dhe funksioneve të tyre apo edhe ritmeve të stinëve dhe zodiakut). Si çdo shkencëtar, astrologu duhet në fillim të jetë një vëzhgues dhe një eksperimentues: asnjë teori nuk mund të jetë e vlefshme pa qënë e ekzaminuar, (e testuar) dhe e rikontrolluar.[4]
Astrologjia është edhe besim gjithashtu. Ajo posedon shumë pika të përbashkëta me të gjitha lëvizjet shpirtërore. Nevoja për astrologjinë është po aq e fortë sa nevoja për fenë dhe fakti që të vendosësh t’i përkushtohesh astrologjisë ringjall njëkohësisht kërkesa dhe sqarime. Astrologjia posedon dukshëm një dimension metafizik jo të parëndësishëm (sidomos në karmikë), dhe studimin e vetëm të përsosmërisë së natyrës, dhe të kompleksitetit të saj, përmes astrologjisë mjafton të shfaqësh disa çështje dhe pyetje të ndryshme, origjinën dhe ekzistencën e botës. Besojmë në astrologji (në fat) ashtu si shumica besojnë në një Zot. Nga ana tjetër, praktikimi i astrologjisë nuk bie në kundërshtim me praktikimin e çdo lloj besimi apo feje, përkundrazi duke qënë se besimtari do të shohë me gjithë qejf në themelin e astrologjisë “dorën e Zotit” në të cilin ai beson. Nga ana tjetër vet Dielli dhe planetët dikur nderoheshin si perëndi (pagane), ku njerëzit i adhuronin, u faleshin, u bënin madje dhe flijime duke ndërtuar dhe tempuj siç kemi ne sot kishat dhe xhamitë.
Çfarë nuk është astrologjia?
Astrologjia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë fall. Falli bëhet me intuitë të pastër dhe jo me analiza. Falli nuk ndahet në degë, nuk përshtatet me debatet dhe nuk është njohuri që i nënshtrohet pasurimit apo evolucionit. Falli është një dhunti, astrologjia një praktikë. Nëse disa astrologë janë edhe fallxhorë, një fallxhor nuk është detyrimisht astrolog. Një astrolog nuk ka në përgjithësi “sinjale, vizione”, ai punon përmes rezultateve (llogaritjeve) dhe intuita nuk është veçse një plus në interpretimin e tij. Astrologjia nuk duhet të jetë një mjet detyrues dhe aq më pak një mjet diskriminimi. Astrologu është, dhe duhet të mbetet, një këshillues. Ai është një analist i jetës dhe i njeriut: ai nuk mund dhe nuk duhet të kërkojë asnjë pushtet apo epërsi në zanatin e tij. Astrologjia nuk duhet të jetë një mjet “mashtrues” për t’u bërë i pasur. Nëse astrologu i vë taksë (çmim) punës së tij, është që secili duhet të mund të mbështetet tek nevojat e tij duke bërë, në mënyrë ideale, atë që i duket më e mira e mundshme. Një punë astrologjike serioze kërkon në përgjithësi, orë të tëra meditimi, kërkimi dhe formulimi (hartimi), gjë që justifikon çmimet që mund të duken të mëdha tek personat më të varfër. Do të vihet re që shumica e astrologëve, krahas punëve të tyre me pagesë, dinë të bëhen të dobishëm në mënyrë të vullnetshme. Është normale që një astrolog duhet të paguhet më shumë se një fallxhor, pasi astrologu ka shumë llogaritje, meditime, përzgjedhje, analiza, ndërsa fallxhori përdor vetëm intuitë. Astrologjinë mund ta përdorin vetëm njerëz me shkollë, ndërsa fallin mund ta ushtrojnë edhe njerëz të paarsimuar.
Emri Astrologji vjen nga një fjalë e lashtë greke: “astron” që do të thotë yll dhe “logos” që ka kuptimin studim, pra fjalë për fjalë do të thotë “ studim mbi yjet". Në fakt ajo që ndikon në jetën tonë janë më shumë planetët e sistemit tonë diellor, së bashku me Diellin dhe Hënën, por në lashtësi njerëzit nuk dallonin dot planetët nga yjet prandaj kjo u quajt shkenca e yjeve, në vend të 'shkenca e planetëve'. [1]
"Astrologjia është nëna e astronomisë, e bija e mitologjisë dhe motra e madhe e psikologjisë" - Nikolas Herceku (astro-mitolog shqiptar).
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.